TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Janar 2024, 18:36

“Flet ai që la partinë 12 vjet në opozitë”/ Basha i përgjigjet Bardhit: Hiq dorë nga gjuha e vjetër e përçarjes!

Shkruar nga Pamfleti

“Flet ai që la partinë 12 vjet në opozitë”/

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, nga konferenca me gazetarët, i është përgjigjur reagimit të Gazmend Bardhit, i cili e akuzonte Bashën se shpartalloi PD-në dhe përjashtoi 60 mijë anëtarë nga partia.

Në përgjigjen e tij, Basha tha se nuk do të merret më me deklarata që përbaltin kundërshtarin dhe përçajnë opozitën.

Ai shtoi se kjo gjuhë e përçarjes do të marrë fund dhe energjia e PD-së do të të përqëndrohet te krijimi i një alternative të besueshmë.

Deklarata e tij është ilustrim i asaj që thash nuk do ndodhë më. Nuk bëhemi më pjesë e një loje që e mban konfliktin brenda opozitës. Është lojë e Ramës. Nxisin konfliktin përçarjen brenda opozitës.

Do dëshiroja që kjo gjuhë të merrte fund. Do ia uroja arkitektit e jo më të tjerëve që përpiqen më kot ti ngjajnë. Thirrja ime është: Hiqni dorë nga kjo gjuhë e vjetër, energjia jonë duhet të përqëndrohet te krijimi i një alternative të besueshmë.

Përballja me Ramën nuk është të ndezësh flakadanë në parlament, kur Rama ngroh duar me to. Të bësh opozitë është pak më e vështirë se të ndezësh flakadanë në Kuvend”, tha Basha.

 

pd bardhi basha

Lini një Përgjigje