
Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha vendos si kusht Reformën Zgjedhore në këmbim të bashkimit të votave me PS për miratimin e disa ligjeve që duan 84 vota.
Në konferencën me gazetarët, Basha tha se çdo ligj që kërkon 84 vota do të shqyrtohet nga Partia Demokratike, por theksoi se prioritet është Komisioni i Reformës Zgjedhore.
Basha nënvizoi se procesi do të jetë politik, teksa paralajmëroi kryeministrin Edi Rama, që ta harrojë faktin se do të mund të ‘blejë’, deputetë nga PD.
“Prioritet i vendit është reforma zgjedhre, asnjë problem tjetër nuk mund të jetë, për t’i kthyer shtetin në shërbim të qytetarëve. Për reformën zgjedhore, jemi të gatshëm, kërkojmë të mbledhim komisionin, të marrë në shqyrtim propozimet e PD. Janë interesat e qytetarëve shqiptarë, listat e hapura, votimi dhe numërimi elektronik, vota e diasporës, që është detyrim dyfish kushtetues, vettingu i politikanëve është detyrim që kemi ndaj shqiptarëve, që ta pastrojmë politikën.
Kjo është arsyeja se pse ne kërkojmë një orë e më parë që të nisë procesi. Këtu duhet edhe vota e kundërshtarit politik, kërkon 84 vota. Këtu nuk ka asnjë çudi dhe nuk mund të pretendohej se mund të ndryshohet kodi zgjedhor, populli nuk është rehat me këtë kod zgjedhor. Përgjegjësia jonë është të tregojmë rrugën që ecet për të akomoduar gjendjen e popullit. Kodi zgjedhor do të kalojë përmes një diskutimi konsensual. Në fund fare, aritmetik do të jetë, por procesi do të jetë politik, transparent”, theksoi ai.
Lini një Përgjigje