
Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është paditur sërish në SPAK për aferën me ujësjellësin e Lumasit. Ka qenë avokati i Arben Llangozi që ka njoftuar se është bërë një padi e re, pasi ka pasur falsifikim dokumentesh dhe favore ndaj oligarkut Salillari.
Postimi i Llangozit
Ja dhe kallëzimi që do të fundos kryetarin e bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari dhe oligarkët e tij.
Vjedhja në ujësjellsin e Lumasit Kuçovë përfundon sërish në "SPAK"/Administratori i "IKN" Sajmir Mysliu falsifikoi dokumentet dhe favorizoi Salillarin, nunin e fëmijës
Prej rreth 4 vitesh vijon beteja ligjore midis banorëve të Lumasit Kuçovë dhe kryetarit të bashkisë Kreshnik Hajdari. Shkak është bërë një ujësjellës i cili po ndërtohet në zonë të mbrojtur në kanionin e lumit Sinec.
Vjedhja ka qenë e madhe pasi fondi për këtë ujësjellës ka qënë rreth 4 milion euro dhe aktualisht nuk ka një ujsjellës funksional, por ka mbetur vetëm në letra.
Kompania mbikëqyrës e punimeve, INSTITUTI I KONSULENCES NE NDERTIM "IKN", me nr Nipti K71828007J, me administrator Ilmi Mysliu në lidhje të ngushtë me Salillarin (Salillari nuni i fëmijës) ka falsifikuar situcionet e punimeve.
Kompania Salillari ka përfituar të ardhura nga buxheti i shtetit dhe nga bashkia Kuçove me situacione punimesh të falsifikuara.
Studio ligjore "Jurisprudenca" ka në mbrojtje 120 banor të fshatit Lumas bashkia Kuçovë, dhe ditën e sotme ka depozituar kallëzim në SPAK kundër kompanisë "Salillari" kryetarit të bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari, kompanisë "IKN", shtetasit Ilmi Mysliu, kompanisë CIVIL CONS me administratore Valbona Bejkaj e cila ka bërë kolaudimin në letra.
Studio ligjore "Jurisprudenca" ka caktuar një grup ekspertësh privat, të cilët kanë kryer një akt- ekspertimi i cili është përdorur në SPAK si provë për fillimin e hetimeve.
Sipas aktit të Ekspertimit, vjedhja në këtë projekt rezulton mbi 1.5 milion euro dhe kjo vjedhje është bërë nëpërmjet situacioneve të falsifikuara nga Ilmi Mysliu.
Ilmi Mysliu në lidhje të ngushtë me Salillarin (Salillari nuni i fëmijës) ka falsifikuar situacionet e punimeve dhe ka dëmtuar buxhetin e shtetit.
Një tjetër falsifikim kemi edhe në akt kolaudimin e punimeve të kryer nga kompania CIVIL CONS me administratore Valbona Bejkaj.
Kompania CIVIL CONS me administratore Valbona Bejkaj, ka vendosur në akt kolaudim punime të cilat nuk janë kryer asnjëherë nga kompania Salillari që do të thotë se kemi një akt kolaudim fiktiv.
Lini një Përgjigje