TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Janar 2024, 19:29

“Na argëtoi qerratai, na kishte marrë malli”, Gjekmarkaj ironizon daljen e Bashës: Të dhimbsej, nuk dinte çfarë thoshte!

Shkruar nga Pamfleti

“Na argëtoi qerratai, na kishte marrë malli”, Gjekmarkaj

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar konferencën për media të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në shkrimin e tij, Gjekmarkaj ironizonte duke thënë se kishin kohë që e kërkonin në emisionet televizive për njerëzit e humbur dhe më në fund u shfaq.

Ai gjithashtu u shpreh i zhgënjyer lidhur me fjalimin e Bashës, teksa theksoi se ishte i penduar që kishte investuar tek krijimi i një lidershipi të PD-së, rreth tij. 

Një konferencë shtypi me një protagonist që për një çast na shkëputi nga realiteti. Na argëtoi qerratai. Na kishte marrë malli. E kerkonim në emisionet televizive për njerëzit e humbur dhe ja ku u shfaq. Qeshte, bënte grimasa, mërzitej, qeshte prapë. Nuk thoshte asgjë në rastin me të mirë, nuk dinte çfarë thoshte shpesh.

Të gjallët i vdiq, të vdekurit i ktheu përmbys. Të dhimbsej në vetëposhtërimin e tij si shërbëtor i marrë peng nga ambicia e tij për të mbetur dikush kur gjithmonë ka qenë askush. Shaka e fatit qe kërkon reflektim të thellë që lideri nuk klonohet, nuk rritet ne epruvete nuk zgjidhet për mungesën e cilësive! E kundërta do na e kishte shmangur këtë keqardhje për një investim të rreme që kemi bërë në shumë vite. I la të zhgënjyer të gjithë! Ata që po e përdorin për cilësinë e ulet të aktrimit po kaq ata që prisnin  një vrasje ndërgjegjeje apo pak ndjenjë turpi për kohën, mundin sakrificat, shpresat që ju vrau me kotësinë e tij gjenetike! Një gjë ra ne sy që nuk kishte ndryshuar paaftësia për t’u skuqur apo zverdhur”, shprehet Gjekmarkaj.

gjekmarkaj basha

Lini një Përgjigje