
Opozita në Shtator pritet të përfaqësohet me tre grupe parlamentare. Pas konfirmimit që partia e Ilir Metës do të krijojë një grup parlamentar me deputetët e Sali Berishës, duke i dhënë tre deputetë hua, e njëjta formulë pritet të ndiqet edhe me aleatët historikë të demokratëve, republikanët e Fatmir Mediut.
Kryerepublikani tha për A2CNN se diskutimet kanë nisur dhe veçon vlerën që, sipas tij, ka ekzistenca e më shumë se një grupi opozitar në Kuvend.
“Kemi bërë konsultime, ideja është që të mund të ketë dy apo tre grupe parlamentare. Të cilat duhet të funksionojnë me qëllime dhe qëndrime të përbashkëta opozitare. Nuk mund të ketë grupe parlamentare që krijohen thjesht për t’i dhënë hapësira vetëm për të folur, por për të pasur qëndrime të përbashkëta. Pra qëndrimet që mbahen në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, qëndrimet në sallën e Kuvendit kanë vlerë kur janë grupe të ndryshme por koordinohen me njëri-tjetrin”, tha Mediu.
Lini një Përgjigje