
Partitë e vogla janë mbledhur këtë të enjte në një tryezë për reformën zgjedhore ku kanë paraqitur një dokument me 12 propozime, nga të cilat sipas Agron Dukës, mbase nuk pranohen të gjitha, por ama të gjithë janë dakord për listat e hapura dhe për votimin e emigrantëve.
“Ky mund të fitojë prapë, por jo të fitojë në mënyrë të padrejtë që të ketë një pushtet që shtyp çdo lloj ideje dhe mendimi që është kundër këtyre. Kjo po ndodh tani. Ne kemi shkruar 12 pika, këto mbase nuk realizohen të gjithë, por për listat e hapura apo për votimin e emigrantëve janë të gjithë dakord. Atëherë kush po na pengon”, tha Agron Duka në “Euronews Albania”.
Ndërsa kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, ka deklaruar se nëse do të vazhdojmë me këtë sistem në pushtet do të mbetet vetëm PS.
Ai theksoi se kemi 15 vjet që në fushën politike nuk futet asnjë parti e re. Sipas tij sistemi në vendin tonë është shumë agresiv.
“Nëse do të vazhdojmë me këtë sistem i bie që në pushtet të jetë vetëm PS. Një sistem i ri do i japë shans dhe forcave të reja politike. Kemi 15 vjet që këtu nuk hyn në fushë politike asnjë parti e re. Sistemi është i tillë, është agresiv ndaj një gjëje të re”, tha ai.
Ndërsa kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ishte i ftuar këtë të enjte në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth kërkesës që kanë për reformimin e sistemit zgjedhor.
Lini një Përgjigje