Katër parti të opozitës janë bërë bashkë për nisjen e fushatës ku kërkohet një sistem i ri zgjedhor. Në një konferencë për mediat, kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani tha se duke duke nisur që nga ditët në vazhdim, do të ketë nisma për të mbledhur 50 mijë firma të qytetarëve për të kërkuar më pas referendum për ndryshimin e sistemit.
Ai tha se duhet të ketë një minimizim të ndarjes rajonale ku të mos ketë më shumë se 4 rajone. Sipas tij, ka qenë kjo ndarje ajo që mundësoi që PS të fitonte 7 mandate më shumë në zgjedhjet parlamentare të 2021.
I pranishëm në këtë konferencë, kreu i LZHK, Dashamir Shehi tha se me këtë ndryshim synohet që t’i jepet fund dominimit të PS dhe PD në skenën politike. Sipas tij, të dyja partitë përfituan numër më të madh deputetësh në zgjedhjet parlamentare vetëm si pasojë e ndarjes rajonale që kanë bërë me reformën territoriale.
“E kemi marrë këtë iniciativë që të ndryshojmë diçka që realisht ka vlerë për Shëqipërinë. Nuk është puna që ndryshimin e sjell thjesht një ligj. Por nëse nuk ka një ndryshim me këtë ligj që themi sot, është bërë malore rruga. Të jemi të sinqertë sepse është bërë e pamundur zgjedhja e përfaqësuesve të qytetatrëve. Vërtet këtë rradhë fitoi PS 7 deputetë më tepër sëesa i takonin por edhe grupi i PD zyrtare i përfituan edhe ata 3 deputetë. Këta prandaj nuk bëjnë zhurmë, nuk lënë të ulet në tavolinë njeri tjetër. Ne sot i kemi ftuar ata të gjithë, nuk kanë ardhur, por kemi ardhur ne pjesa tjetër që jemi të interesuar për këtë pjesë që të thyhet një lloj monopoli që kanë këta në politikë.
Nëse kemi një flamur beteje nga këtu e deri kur të vijnë zgjedhjet, kjo është më e rëndësishme.
Nëse dalim në referendum dhe humbim, atëherë i bie që ppopullit shqiptar nuk i interesonka fort kjpo unë. Por duhet të shkojmë atje. Më e rëndësishmja është të mbledhim ato 50 mijë vota atje dhe t’u themi që qytetarëve shqiptarë u ka ardhur në majë të hundës me ato”- tha Shehi.
Lini një Përgjigje