TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Qershor 2023, 20:06

SPAK dhe “elita” e hajdutëve të PD-LSI: Bode, Ruli, Pollo, Vasili, Haxhinasto, Panariti

Shkruar nga Pamfleti
SPAK dhe “elita” e hajdutëve të PD-LSI: Bode, Ruli, Pollo,
Elita e Hajdutëve PD-LSI

Vazhdon praktika: “Gëzo pushtet, zhvat sa të mundesh dhe ik pa u prekur nga drejësia”, duke i lënë pushtetarët të bëjnë jetë të qetë e në luks dhe të hapin biznese me miliardat e vjedhura...

Janë disa ministra të pushtetit PD-LSI, të cilët janë denoncuar e skeduar si “elitë” hajdutësh të fondeve publike dhe janë me dosje të hapura penale, por drejtësia nuk i prek, konkretisht  këta:  

RITVAN BODE/ Realizuesi i të gjithë masakrës ekonomiko-financiare që është bërë me buxhetin gjatë 8 viteve Ministër Financash, me vlerë totale korrupsioni e vjedhjesh 10 miliardë Euro sipas KLSH e auditeve të bëra prej ministrisë në vitet 2014-2016.

SPAK dhe “elita” e hajdutëve të PD-LSI: Bode, Ruli, Pollo,

Është shitësi i 4 HEC-ve me vlerë sa 10% e çmimit të tyre real; shitësi i ARMO me vlerë sa 1 vit prodhim; zhduku 30 milionë USD nga loja e shit-blerjes së hotel “Dajti”; dhuruesi i koncesionit të Lotarisë Kombëtare e Pullave Fiskale me humbje për shtetin 32 milionë Euro në vit.

Fshirja e 4 miliardë Euro taksa, rent minerare e detyrime normë fitimi për shtetin,  të kompanive “Bankers”, “Beralb”, “ACR” të kromit, “Beralb” të Bakrit e “Kurum”, dhe grabitja e 10 milionë Euro tregtarëve shqiptarë me Kasat Fiskale, që e kishte biznes të tij.

Por megjithëse Ritvan Bode, ka 55 dosje aferash të firmosura e urdhëruara prej tij, prej 5 vitesh është emëruar Anëtar Bordi i Bankës së Shtetit, në pazar mes Berisha-Meta-Rama.

SPAK dhe “elita” e hajdutëve të PD-LSI: Bode, Ruli, Pollo,

GENC RULI/ Ekzemplar i korrupsionit në pushtetin 2005-2013, kur gjatë 4 viteve Ministër Ekonomie, Tregtie e Turizmi, firmosi 215 koncesione HEC-esh private në lumenj e parqe natyrore; zhduku 900 milionë Euro të ardhura nga KESH dhe 1.8 miliardë Euro të ardhura shtetërore nga nafta, gazi, kromi, bakri dhe taksat e bizneseve turistike.

Në bashkëpunim me trafikantin Ervin Mata dhe burrin e Albana Vokshit, falsifikoi pronësinë e truallit te ish-ekspozita dhe ua dhuroi për kulla; ndërsa në pazar me Sali Berishën, falsifikoi dosjen e pronësisë së truallit të kompleksi “Partizani” dhe ia dha Jamarbër Malltezit për kulla.

Gjatë 4 viteve Ministër Bujqësie, Genc Ruli ka dosjen e 87 milionë Euro tenderë të bërë në letra, por jo si investime për diga lumore; mashtrim që shkaktoi përmbytjet në veri, ndërsa në emër të fermerëve bëri letra false në AZHBR dhe ministri, sikur u dha 110 milionë Euro grande.

SPAK dhe “elita” e hajdutëve të PD-LSI: Bode, Ruli, Pollo,

GENC POLLO/ Ka bërë batërdinë në vjedhje, gjatë viteve 2005-2008 si Ministër i Arsimit dhe gjatë viteve 2010-2013 si ministër i Telekomunikacion-Inovacionit me aferën 40 milionë Euro të fibrave optikë, për të cilën ka prova që mori 4 milionë Euro ryshfet, ndërsa vjedhje tjetër është me 5.2 milionë Euro për ndërtimin e 9 shkollave zonale, të cilat u paguan e nuk u ndërtuan.

SPAK dhe “elita” e hajdutëve të PD-LSI: Bode, Ruli, Pollo,

EDMOND HAXHINASTO/ Në dy poste ministrore, ka qenë “fabrikë” miliardash i familjes Meta-Kryemadhi, duke bërë kërdinë me tenderët e HEC-ve, shit-blerjes së energjisë, rrugëve, ujësjellësve, patentave, Albcontrol, Albpetrol, Hekurudhës, kromit, licencave të transporteve etj; aq se betëm prej vjedhjeve rrugën Tiranë-Elbasan, u shtuan 100 milionë Euro, dhe po paguhet gjoba e arbitrazhit 45 milionë USD te një kompani greke.

SPAK dhe “elita” e hajdutëve të PD-LSI: Bode, Ruli, Pollo,

EDMOND PANARITI/ Për mjeshtërinë në aferat korruptive, Ilir Meta  e ka quajtur “Urithi i parave”, sidomos gjatë 4 viteve Ministër Bujqësie, ku mjafton të hapen letrat dhe dalin krimet, sidomos me dhurimin e 2800 hektarë toka bujqësore, mes tyre 120 hektarë Klement Balilit.  

SPAK dhe “elita” e hajdutëve të PD-LSI: Bode, Ruli, Pollo,

PETRIT VASILI/ Për këtë “monstër” po përmendin vetëm 3 afera: Gjatë viteve 2009-2012  si Ministër Shëndetësie, vodhi 33 milionë Euro me tenderët e ilaçeve dhënë fiurmës së tij “MegaPharma” në ortakëri me kushëririn Rasim Hamzaraj; si dhe sajoi 4 epidemi gripi stinor, duke zhvatur 16 milionë Euro me tenderë fals për gjoja blerje vaksinash, përsëri me firmën e tij.

SPAK dhe “elita” e hajdutëve të PD-LSI: Bode, Ruli, Pollo,

Drejtësia nuk po i prek këta ish-ministra, përkundrazi janë arrestuar disa drejtorë e zyrtarë të vegjël, ndërsa SPAK, nuk i heton fare, duke thënë se krimet e tyre janë bërë para 10 vitesh, kur sipas Kodit Penal, parashkrimi 10-vjeçar fillon ditën që bëhet denoncimi apo kallëzimi./Pamfleti 

elita e hajdutëve spak bode ruli pollo vasili haxhinasto panariti

Lini një Përgjigje