TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Qershor 2023, 15:34

Socialistët shesin në rresht Gjicin: PS nuk e meritonte këtë, të bëhet shembull për çdo zyrtar

Shkruar nga Pamfleti

Socialistët shesin në rresht Gjicin: PS nuk e meritonte

Deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu ka folur lidhur me video-skandalin dhe arrestimin e Safet Gjicit, ish-kryetarit të Bashkisë Kukës.

Në një intervistë për News24, Deliu dënoi veprimin e tij dhe tha se ky rast duhet të bëhet shembull për çdo zyrtar që merr poste publike, teksa shtoi se zyra e shtetit duhet të respektohet nga çdo pushtetar.

“Nuk e meritonim ne si PS këtë ngjarje. I qëndroj kësaj që, një gabim i Gjicit, që mendoj se e mori dënimin e merituar, uroj të jetë shembull për çdo zyrtar që merr poste publike. Zyra e shtetit duhet respektuar dhe nuk duhen tejkaluar kompetencat. Sa më njerëz të mirë të kandidojnë do kemi rezultate dhe punë më të mira”, u shpreh Deliu.

denis deliu videoskandal gjici

Lini një Përgjigje