
Ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, njëherësh ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho ka komentuar situatën politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Braho tregon se si Ilir Meta i ‘bëri gropën’ Sali Berishës, ndërsa zbulon edhe kurthin që i ngriti në zgjedhjet e 14 majit. Sipas tij, Berishën e pret fund tragjik q pasi të krijojë partinë e tij të re.
Ndërkohë ai theksoi se ‘non-grata’ Kreut të “Foltores” do t’i hiqet kur të shkojë në drejtim të Sharrës, referuara varrezave, e cila është banesa e fundit për humanët, kur ata ndërrojnë jetë. Po ashtu, Braho tregoi pse ndërhyri SPAK dhe Policia në kampin e MEK në Manzë, teksa shtoi se muxhahedinët u monitoruan nga amerikanët dhe izraelitët.
Koalicioni zgjedhor Meta-Berisha ishte një aleance krejtësisht e pa kuptimtë, ku në mënyrë figurative mund të thuhet kur një i mbytur kërkon t’i jap dorën tjetrit që po mbytet. Ishte një aleancë pa parime, pa bosht ideor, thjesht pragmatiste e rëndomtë dhe vetëm për interesa imediate dhe moralisht e turpshme. Dhe në fakt çfarë polli kjo aleancë? Asgjë. Kjo aleancë diskreditojë akoma më tej Partine e Lirisë së Metës, ndërsa Berishën e hodhi në gropë e një mjerim elektoral. Në aspektin e numrit të votave Meta ja hodhi Berishës, sepse i mori goxha këshilltarë, duke e lënë Saliun me gisht në gojë. Por Saliu i detyruar se nuk kishte rrugë tjetër, u fut dhe u fal në skutën politike të Ilir Metës. Secili bëri hesape për veten e tija dhe u pa hapur se ishte hesap matrapazësh politike. Dihet shumë mirë që nuk ka simpatizantë të grupit politik të Berishës apo ata që quan PD-istë të thekur e tradicional që të votojnë partinë e Ilir Metës. Këtu qëndron edhe hileja e tij, sepse e detyroj elektoratin e djathtë të votonte për kandidatët për këshilltar të Partisë se Lirisë. Çështja shtrohet dhe dilema është me të drejtë, ju pyesni a e ka jetën e gjatë ky koalicion pa fillim dhe pa fund. Është e pa mundur që ky koalicion të vazhdojë. Rezultati i pritshëm që zhgënjyes për të dyja palët. Ndaj është e pamundur të vazhdoje ky koalicion sidomos në zgjedhjet politike të vitit 2025. Gjasat janë të dyshimta deri në pamundësi që çeta politike e Sali Berishës të arrij të sigurohet që të regjistrohet në këto zgjedhje. Koalicion nuk ka më, mund të konkurrojë i vetëm në kushtet e krijimit të ndonje partie të re, thjesht Berishiste. Gjasat janë që kjo çete siç thotë populli “ka marrë rrugën për Janinë". Pra është shumë i mundshëm eliminimi apo zbehja në maksimum e grupimit politik të Berishës, n.q.s do ta krijojë këtë grupim si formacion politik në vete, të ri të ndarë nga PD-ja zyrtare që synon të marrë Lulzim Basha.
Shiko! Ngjarjet në vendqëndrimin e Mekut, në qytezën e Manzës erdhën si rezultat i investigimi shumë serioz e intensiv të kryera nga strukturat dhe agjencitë investiguese amerikane izraelite, etj. Ndaj penetrimeve elektronike në serverat e institucioneve shqiptare. Dhe rezultati ishte ky që kjo e keqe dhe keto sulme u realizuan edhe në ndikimin e personazheve “opozitare” që vegjetonin si muxhahedin në Mekun e Manzës. Porosia është e prerë, ky “grumbullim opozitar iranian” duhet eleminuar. Me sa duket edhe strukturat amerikane e kuptuan që grumbullimi i opozitës iraniane në këtë mënyrë nuk ishte dhe është rezultativ. Ai është zgjatim i modelit të vjetër të kohës së periudhës se Luftës së Ftoftë që të kujton grumbullimet e mërgatës ballisto-zogiste në vitet 45-55 në Kampusin 4000 të Mynihut, kontigjente të të cilit përgatiteshin nga CIA për të kryer aksione e dezantime terroriste, eliminime e sabotime të kryera nga diversantë në Shqipëri, por që nuk patën rezultat për ta përmbysur pushtetin komunist, pasi siç pohojnë vet amerikanët në dokumentacionin e deklasifikuar të asaj periudhe Sigurimi i Shtetit arriti të infiltronte agjentë në këto grumbullime emigrantesh ekonomik ndaj dhe ato nuk patën rezultat. Edhe në Kampusin e Mekut në Manze kishin penetruar një kontigjent njerëzish, të cilët nuk ishin në kahun e opozitarëve muxhahedinëve që luftonin për demokratizimin dhe permbysjen e regjimit despotik në Iran. Zbulimet e fundit të ndërhyrjeve në servera treguan që situata përbente dhe vazhdon të përbejë rrezik për sigurinë kombëtare të Shqipërisë, por edhe për vetë Amerikanët. Pra krijimi i këtij batalioni muxhahedinësh opozitarë, që bënin opozitarizëm me korrespondencë nga Manza e Shqipërisë rezultoi se ishte një mënyrë e gabuar dhe jo rezultative. Opozita e vërtetë duhet të mbështetet e të gjallërohet ne Iran, atje është terreni ku synohet të realizohen ndryshimet e përmbysjet, jo në Manze. Berisha eshte idioti me i madh që e përcjell veten si muxhahedini më i madh, kur në fakt është e kundërta në dhjetëra vite të qeverisjes se tij ai ka qenë e mbetet simpatizanti më i madh i regjimeve antidemokratike në Iran, Libi, Brunei, etj.
Shpallja ‘non-grata’ e Sali Berishës nga Sh.B.A. është tërësisht një vendim i pa revokueshëm. Ta harrojë Saliu rehabilitimin politik të tij se ka aq gjynahe, të cilat nuk i lan asnjë lumë, jo vetëm në Shqipëri. Koha tregoi se ai ka qenë dhe mbetet anti-amerikani më i egër, duke dëmtuar rënde interesat e Shqipërisë, por edhe të rajonit. Atij do t’i hiqet ky cilësim vetëm në një rast......kur ta çojnë në varrezat e Sharrës.
Lulzim Basha nuk është gjë tjetër, vetëm një arlekin politik i dobishëm për cirkun e Tiranës, nëqoftëse dhe ky ekziston. Nuk ja vlen të merresh seriozisht e të besh analizën e zhvillimeve politike për figura politike karagjoze si Berisha e Basha që kënaqen vetëm kur gënjejnë veten dhe po vetë i besojnë imazhit të gënjeshtërt që u fanepset në trutë e tyre. As njeri as tjetri nuk bëjnë më dot opozitë dhe as njëri as tjetri nuk përfaqësojnë me dinjitet të djathtën opozitare. Është fatkeqësi, por ata kanë përball Fuqiplotin Rama, që rasti dhe fati ja solli ta kenë edhe nja 10 vjet nëpër këmbë, të tallet me ta, situatë e cila nuk është normale për zhvillimet politike në Shqipëri, të cilës i duhet një opozitë e besueshme reale, bindëse dhe dinjitoze dhe jo opozite lamashesh si Basha e Berisha dhe ata qe e ndjekin pas. Ashtu si cikli politik i Berishës edhe cikli politik i Bashës është konsumuar, vjen erë si peshku qelbur, është kandil i fikur dhe pa shpresë. Duhen të tjerë personazhe e tjetër fryme dhe tjetër rrugëtim politik intelektualeve që aspirojnë për të djathtën, po ku janë? Është keq puna, se ka vdekur dhe Ramiz Alia... /Sot
Lini një Përgjigje