
Kryeministri Edi Rama vijon të bëjë protagonistin sa i takon situatës në Kosovë. Ndonëse pak javë më parë as nuk fliste dhe shprehej se nuk kishte kontakte me Kurtin, tani ka marrë rolin e negociatorit.
Në Holandë u mblodhën kryeministrat e disa shteteve të NATO, për të diskutuar mbi situatën në Ukrainë pas kryengritjes së NATO. Rama u ndal te situata në Kosovë. Ai kërkoi që të shmanget një “Donbas i dytë ballkanik”. Por gazetarët i kërkuan atij sqarime për këtë term, pasi duket se kryeminsitri e ka dramtizur si tepër sitatën.
“Thjesht për ta bërë të qartë unë, thjesht deklarova që perspektiva e krijimit të një Donbasi të vogël në mes të Evropës për shkak të një përshkallëzimi është një kërcënim real. Ne duhet ta parandalojmë duke nxitur dialogun, duke e sjellë në nivel shumë të lartë edhe me SHBA. Dhe me anë të NATO-s që KFOR për të garantuar integritetin dhe stabilitetin që mund të ndodhë për shkak të ndonjë përshkallëzimi të papërgjegjshëm. Ky është shqetësimi im, e ndava dhe e ndjeva dhe në Bruksel që të gjithë e kuptojnë që është koha për të vepruar dhe për të mos lejuar këtë spirale absurditeti që të hedhë poshtë atë që kemi ndërtuar deri tani me ndihmën e BE-së”, thotë Rama.
Lini një Përgjigje