
Vendet e NATO janë mobilizuar pas asaj që ndodhi në Rusi. Wagner tentoi një kryengritje dhe kryeministrit e vendeve anëtare janë mbledhur në Holandë për të diskutuar mbi rreziqet që vijnë nga Rusia.
I pranishëm ishte dhe kryeministri Rama, i cili doli në një konferencë për shtyp me Sekretarin e NATO, Jens Stoltenberg. Po ashtu në konferencë ishin të pranishëm edhe kryeministri i Holandës, Belgjikës dhe Norvegjisë si dhe Presidenti i Rumanisë, Polonisë dhe Lituanisë. Por ndryshe nga liderët e tjerë, Rama vijoi avazin duke ngritur si shqetësim situatën në veri të Kosovës.
Rama është shprehur se se mbështetja për Ukrainën do të vijojë dhe kushdo që mendon të kundërtën dhe shpreson në përçarjen e NATO-s, ka dështuar.
“Mbështetja për Ukrainën vijon, kushdo që mund të vejë bast për ndarë NATO-n ka humbur e do humbasë. Dua të shtoj se ne mund të diskutojmë edhe për situatën shqetësuese në Ballkanin Perëndimor në Kosovë ku ushtarët e KFOR u lënduan. Shpresojmë që logjika të mbizotërojë e që ulja e përshkallëzimit të nisë sa më shpejt se çdo përshkallëzim mund të sjellë fund katastrofik e nuk duam të shohim thyerje në rajonin tonë. Duam të shohim që dialogu të ketë sukses dhe do kemi mbështetjen e NATO që është përgjegjës për KFOR që nga ana e saj është përgjegjës për sigurinë", tha ai.
Në fjalën e tij, Stoltenberg tha se pavarësisht revoltës të Wagner, Rusia nuk duhet nënvlerësuar dhe duhet të vijojnë me mbështetjen për Ukrainën.
“Lufta e Putin ka krijuar ndasi dhe tensione të reja në Rusi. Në të njëjtën kohë duhet të nënvlerësojmë Rusinë, duhet të vazhdojmë të sigurojmë Ukrainën me mbështetjen tonë. Samiti pas disa javësh do japë një mesash të qartë të përkushtimit tonë. Forcat ukrainase janë duke kryer një kundërofensive. Lufta është e vështirë, por ata po bëjnë progres. Sa më shumë territore të lirojnë, aq më e fortë do jetë dora ynë në tavolinën e negociatave. Do biem dakord për një program për mbrojtjen ajrore të Ukrainës. Diskutuam hapat për të rritur mbrojtjen e NATO-s”, tha Stoletenberg.
Lini një Përgjigje