Këto janë pasojat kolaterale të dyluftimit të Belinda Ballukut me Ardian Çelën e Vangjush Dakon...
Ka një lëvizje më shumë artificiale nga qarqe pranë qeverisë, për ta paraqitur kapjen ‘gafil’ të Safet Gjicit, si një përpjekje e Sali Berishës.
Por, faktet që po dalin nga dita në ditë nxjerrin të dhëna se e gjitha kjo ishte produkt i një përplasje të egër grupesh kriminale që kanë hapësirë në kupolën e Partisë Socialiste.
Kështu, rasti i super ngjarjes që pati ‘viktimë’ ish-kreun e bashkisë Kukës, ka nxjerrë në sipërfaqe një ‘ciklon’ të tmerrshëm si pasojë e ndeshjes ‘kokë më kokë’ të dy prej klaneve më të fuqishme dhe të rrezikshme njëkohësisht që janë strehuar në mazhorancën që qeveris vendin.
Klani i Durrësit me atë të Kukësit. Njëri që përfaqësohet nga Vangjush Dako dhe ish-kreu i OSHE-së, Ard Çela dhe ai i Kukësit që strehohet as më pak e as më shumë por tek numri dy i qeverisë, Belinda Balluku.
Safet Gjici është nip i një përfaqësuesi të rëndësishëm të grupeve të fuqishme të Kukësit, të cilin të gjithë e njohin si partneri i Belindës.
Nuk ishte aspak rastësi që largimi i kreut të OSHE-së ndodhi menjëherë sapo doli në dritë, skandali seksual i kreut të bashkisë Kukës. E vërteta është se largimi i Ard Çelës përflitej shumë më përpara.
Vetë vajza që ngriti kurthin, siç është shkruar edhe në media, ka kryer porosi për një grup kriminal në qytetin e Durrësit. Që është pikërisht grupimi “historik” që njihet edhe si “Banda e Durrësit”, elementë të së cilës, edhe pse të shpërndarë, kanë fuqi në terren, në biznese të ndryshme, e patjetër edhe ndikim politik, fije që shkojnë madje deri te Babloku.
Kishte vite, që bandës së Durrësit i është kundërvënë “grupi kuksian”, i cili gjithashtu ka lidhje të forta kriminale e politike të nivelit të lartë.
Vetë vajza e videos së skandalit, është tmerruar për vdekje nga kërcënimet që i kanë ardhur se nuk duhet të flasë për prapaskenat e porositësve. Është thënë se familjarë të saj, janë në duart e të fortëve, që e kanë kërcënuar nëse flet.
Pasi nëse hetimi do të shkojë thellë, ka shumë gjasa që adresat e komunikimeve të shkojnë shumë lart. Ndoshta edhe Sali Berisha ka dorën e tij në shtytjen e vajzës për të nxitur një skandal qeveritar. Berishës i vyen shumë një trazirë e tillë, pasi është në impas politik. Por autorët e vërtetë të kësaj loje të madhe janë më lart se Berisha, janë në mazhorancë dhe qeveri.
Belinda Balluku ka tentuar herët që largojë Ardian Çelën e OSHE-së, ai as ja ka vërshëllyer pasi i kishte krahët e ngrohta, e Bela nuk mund të bënte gjë. Ndërsa shkarkimi demonstrativ i ditëve të fundit, ishte hapi i parë i një lufte të madhe mafioze që ka nisur brenda klaneve kriminale në PS. Ku së shpejti do të ketë viktima e dëme kolaterale. Por që të ketë të penduar, duhet të punojë fort BKH e SPAK, të cilët duhet të nisin menjëherë punën, për të grumbulluar sa më shumë prova./Pamfleti
Lini një Përgjigje