TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Qershor 2023, 11:15

Sapo Yuri Kim fluturoi mbi Rinas, qentë u tërbuan

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Sapo Yuri Kim fluturoi mbi Rinas, qentë u tërbuan
Yuri Kim

Pasuria e pajustifikuar është fasada dhe sfondi i këtij spektakli, ku kafshët e pasurive tona i lehin Hënës dhe Yjeve në Qiell, avionëve dhe bubullimave para shiut, vetëm të ngadalësojnë kohën për llogaridhënie, prandaj s’kishte si mos të ndodhë që sapo Yuri Kim fluturoi mbi Rinas, qentë u tërbuan...

Sapo ambasadorja Yuri Kim u nis për në Amerikë, qentë nisën të lehin më fort. Po të ishte natë, do mendonim se e ngatërruan avionin me Hënën dhe nuk do kishte kuptim të përsëritnim fabulën e njohur “të gjithë qentë i lehin Hënës”.

Po s’ka rëndësi çfarë themi ne, pasi pak kolegë kanë bosht logjike në këtë media që kur të hapen defterët e hipnozës ekonomike, do griset maska e maskarallëkut po kaq për çudshëm.

Primare është që vetë diplomatja, si gjithë të tjerët para saj, po i zbulon në fund të mandatit zakonet e fshatit tonë.

Kafshët e pushtetit nuk u lehin vetëm Hënës, avionëve dhe Yjeve në Qiell, por zihen me njëri tjetrin për “gjahun”.

Nëse futemi thellë në grimcat e pavetëdijes së tyre, janë një kapitull interesant.

Kryetarët e bashkive pëllasin, se ashtu i ka edukuar Babloku. Provoje thërrit zoti Gomar, të përgjigjet i pari kryebashkiaku.

Edhe Balot, buçet, këlyshët, langot, e njohin zërin e të zotit. Dikur Sali Berisha mësoi ti përgjigjej Prokurorja e Republikës, sapo thërriste Zonja Lavire Bulevardit, dhe askujt nuk i bënte përshtypje.

Këtej kemi qen besnik dhe bastard.

Besnikëria e Bablokut për diplomaten, duke shitur mend nëpër fshat se e ka si “Nuskë fati”, edhe pse jeton pak, deri në momentin që do ta thërrasin përpara drejtësisë për transparencën e pasurisë dhe të ca veprimeve e mosveprimeve me substancë kriminale, që fshati i di inxhe për inxhe, ka ngritur në bisht non-gratën.

Sali Berisha me të vetët, shtyhen me njëri-tjetrin sikur po e “kafshojnë” diplomaten e respektuar. Kapërcehen vila, pallate, gardhiqe pronash, kalohen banka e Parajsa fiskale dhe non-grata hipën mbi Facebook ta bëjë copë-copë.

Mos u tremb ambasadore, nuk e kanë me ty!

Këto janë zakonet e qenve të fshatit.

Kur njëri leh tre here, tjetri katër, kur njëri të mbron, tjetri të sulmon. Shthurja e tyre grumbullon shumë fansa. Edhe nëpër qytete kemi plot. Verës shullëhen e marrin rreze ultra, dimrit zënë strehë dyqanesh e lokalesh. Edhe Bashkia e Kukësit ngeli pa kryetar, pasi Gomarit i çuan një buçe në kolibe për të marrë një tender nga taksat e njerëzve për qentë endacak. Nuk zë vend morali e ligji këtej, se kurvëri bëjnë të gjithë nëpër kolibet e shtetit, po të lehurat e forta zgjojnë fshatarët nga gjumi e ata marrin shkopin i përzënë.

Të gjithë zihen për gjahun.

Pasuria e pajustifikuar është fasada dhe sfondi i këtij spektakli, ku kafshët e pasurive tona i lehin Hënës dhe Yjeve në Qiell, avionëve dhe bubullimave para shiut, vetëm të ngadalësojnë kohën për llogaridhënie, prandaj s’kishte si mos të ndodhë që sapo Yuri Kim fluturoi mbi Rinas, qentë u tërbuan./Pamfleti

yuri kim rinas fluturoi qentë u tërbuan

Lini një Përgjigje