TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Qershor 2023, 16:21

“Bomba” e Kreshnik Spahiut: Berishës pas disa javësh do i prishet gjumi përjetësisht, ja kush është armiku i ri që do ta groposë politikisht

Shkruar nga Pamfleti

“Bomba” e Kreshnik Spahiut: Berishës pas disa javësh do i

Juristi dhe analisti i njohur, Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën politike në vend, teksa e ka ndalur theksin tek aleanca Meta-Berisha, zhvillimet në Partinë Demorkatike, aksionet e fundit të SPAK dhe jovetëm.

Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, Spahiu shprehet se Meta po e përdor Berishën dhe në momentin më të parë do t’i ngulë thikën, duke e “vrarë” politikisht.

Po ashtu, juristi i njohur, paralajmëron telashe për Berishën, i cili sipas tij, është futur në rreth të kuq nga amerikanët. Duke u ndalur tek rikthimi i Lulzim Bashës në politikë dhe ambicia e tij për të ridrejtuar PD-në zyrtare, Spahiu thotë se janë në lojë 9 avantazhe që e favorizojnë “armikun” e Berishës.

-Zoti Spahiu, si e shikoni aleancën Meta-Berisha? Do funksionojë apo do ndahen...

Sali Berisha dhe Ilir Meta janë futur të dy brenda nëndetëses “Titan” në mes Oqeanit Atlantik. Të dyve ju ka mbaruar oksigjeni dhe kanë filluar rënien e lirë. Shpërthimi anijes do ishte shpëtim për të dy sepse do kishin një vdekje politike të shpejtë, në të kundërt do mbeten pa oksigjen dhe frymëmarrje në thellësi dhe më pas do t’i shqyejnë egërsirat e Oqeanit politik. Në vlerësimin tim, ata janë kapur pas njëri-tjetrit, por si i mbyturi mund të mbys të mbyturin. Kjo në kupton, që Meta po pret që Berisha të mbytet i pari dhe të trashëgoj pasurinë politike dhe votat e Saliut.

-Berisha ka paralajmëruara se SHBA-të do t’i heqin “non-gratën”, pasi merr si shembull kryeministrin indian, Narendra Modi, cili vite me pare ishte sanksionuar nga Uashingtoni, ndërkohë javën që shkoi takoi presidentin Joe Biden. Sa gjasa ka kjo të ndodhë sipas jush?

Lëreni Sali Berishën t’i tregoj përralla atyre 200 injorantëve që i kanë ngelur dhe i shkojnë prapa. Ku është krahasimi me komik që kam dëgjuar në jetë. Narendra Modi është lideri i popullsisë me të madhe në planet Indisë me 1.4 miliard banorë. Ndërsa Berisha nuk është lider i 5 mijë vetave në Tropojë se dhe aty ka humbur. India lëviz parametrat ekonomik të gjithe planetit dhe është pjesë e vendeve të Komonuelthit. Me Narendra Modin është i detyruar të takohet çdo president amerikan. Ashtu siç e thash me lartë. SHBA po zbut marrëdhëniet me çdo aleat të Rusisë. Lufta në Ukrainë, por edhe 5 shtetet e BRICS-it, Brazili, Rusia, India, Kina, Afrika e Jugut kanë ç’balancuar fuqishëm tregun botëror si dhe kanë çuar drejt greminës valutat perëndimore:  Euro, USD, Paund.  Sali Berisha ka një risavantazh të madh, që është 80 vjeç. SHBA zbuti marrëdhëniet me Modin e Indisë pas 23 vjetësh. Berishës i duhen dy gjëra të shpresoj:

1.      të jetoj deri 113 vjeç kryetar partie

2.      të behet lider i një kombi me 1 miliard banorë dhe jo i 4 bashkive të fshatrave të Shqipërisë

Megjithatë, lëreni të shoh ëndrra edhe disa javë, sapo të vij ambasadori i ri amerikan në Tiranë, i cili do ja prish gjumin përjetësisht dhe do i duket Yuri Kim si lule para tij.

- Ndërkaq Lulzim Basha është një nga dy kandidatët që ka shprehur interes për të marrë frenat e PD. Si ju duket rikthimi i Bashës?

Lulzim Basha ka nje fat shumë të madh dhe disa avantazhe nëse di ta përdor:

1.      Ka partinë e dytë në Shqipëri më të financuar nga Buxheti Shtetit

2.      Ka logjistike partie te ngritur ne shkalle vendi

3.      Ka logo dhe emër partie tradicionale

4.      Ka mbështetje ndërkombëtare

5.      Ka struktura të ngritura

6.      Ka një fushë bosh me parti te vogla të pafuqishme

7.      Ka zyra dhe seli në gjithë Shqipërinë

8.      Ka dy rival brenda llojit si Berisha dhe Rama tejet të konsumuar dhe në të izoluar nga SHBA dhe BE

9.      Ka moshën 30 vjet më i ri se Berisha

Në të gjitha këto kushte ai s’ka asnjë ngutje. Ai është 47 vjeç dhe mund të pres edhe 10 vjet për të ardhur në pushtet, ndërsa Berisha jo. Berisha vdes politikisht në 2025. Atëhere mund të filloj një ringritje e Bashës. Mundet sepse çdo gjë varet nga Basha, sa pasion, vullnet dhe mbështetje politike ka në popull. Avantazhe Basha ka më shumë se Berisha, por të shohim sa i aftë është t’i përdor. Ai duhet te rikthej tek njerëzit besimin që, shume prej njerëzve e shohin me dyshim./Sot

spahiu berisha pagjumë

Lini një Përgjigje