TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Qershor 2023, 15:15

Pas Yuri Kim, largohet edhe ambasadorja e BE; Hohmann lë në mes mandatin

Shkruar nga Pamfleti

Pas Yuri Kim, largohet edhe ambasadorja e BE; Hohmann lë në mes

Pas ambasadores amerikane Yuri Kim, një tjetër diplomate largohet nga Shqipëria. Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann, do të largohet nga vendi ynë në përfundim të vitit të parë të punës si përfaqësuese e Brukselit në Tiranë. Në fund të muajit korrik, ajo do të largohet nga detyra që mban aktualisht, të cilën e nisi gushtin e vitit të kaluar.

Sipas A2CNN Christiane Hofmann do të shkojë ambasadore e Gjermanisë në Irak, duke dalë nga shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian, për t’u rikthyer si pjesë e diplomacisë së Berlinit zyrtar.

Zyra e shtypit të delegacionit të Bashkimit Evropian që konfirmoi se Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann do të rikthehet në Shërbimin e Jashtëm Gjerman nga 1 shtatori 2023 për detyrën e saj të ardhshme të lartë”.

Ende nuk dihet kush do të jetë zëvendësues i Hohmann në Tiranë, çka pritet të mësohet vjeshtën e ardhshme.

Para se të niste detyrën në Shqipëri, në gusht 2022, Christiane Hohmann ishte Ambasadore e Gjermanisë në Estoni. Më parë, ajo ka shërbyer si ambasadore e Berlinit në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 2016-2019.

ambasadorja hohmann largim

Lini një Përgjigje