TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Qershor 2023, 13:00

Raporti i OKB-së për drogën, Tabaku: Shqipëria vend kryesor për tranzit, qeveria ka dështuar kontrolli në terren

Shkruar nga Pamfleti
Raporti i OKB-së për drogën, Tabaku: Shqipëria vend kryesor
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku

Shqipëria renditet një ndër vendet kryesore në tranzitin e heroinës dhe kokainës sipas raportit të publikuar së fundmi nga Zyra e Kombeve të Bashkuara kundër Drogës dhe Krimit.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas publikimit të këtij raporti dhe shprehet se ky tranzit ka ndikuar te zinxhirët e furnizimit, cilësia dhe ka ulur çmimet duke ndikuar kështu në rritjen e konsumit.

Tabaku del kundër legalizimit të kanabisit, duke shtuar se ka dështuar kontrolli i territorit përsa i përket kësaj çështjeje, pasi vendi po përdoret si tranzit.

“Shqipëria vend kryesor në tranzitin e drogës sipas raportit të UN; rrugë tranziti dhe portë hyrëse që ka ndikuar në zinxhirët e furnizimit, cilësinë dhe ka ulur çmimet, duke ndikuar në rritjen e konsumit.

A është koha dhe momenti për të diskutuar legalizimin e kanabis kur qartësisht është dështuar në kontrollin e territorit? A mund të kontrollohet prodhimi kanabis për qëllime mjekësore kur vendi sot përdoret si tranzit? Çfarë nevoje ka për këtë ligj kur sot Shqipëria ka prioritete të tjera?!”, shkruan ajo.

 

jorida tabaku raporti i okb-së për drogën qeveria

Lini një Përgjigje