
Shqipëria përmbylli procesin e miratimit të marrëveshjes me Italinë për pensionet, nga e cila përfitojnë më shumë se 500 mijë shqiptarë të cilët prej vitesh jetojnë e punojnë në vendin fqinj.
Marrëveshja për njohjen e pensioneve me Italinë është një prej akteve të rralla për të cilat të gjithë deputetët pavarësisht partive janë dakord.
“Kjo marrëveshje bashkon palët politike”, tha Tabaku.
Por përtej këtij momenti konsensusi, mazhoranca e opozita kanë debatuar për nivelin e ulët të pensioneve në Shqipëri. Sipas opozitës reforma e pensioneve e miratuar nga qeveria Rama ka dështuar dhe shumica e pensionistëve ndodhen në pragun e varfërisë.
“Të dhënat e INSTAT dhe EUROSTAT theksojnë se 85% e pensionistëve kryesisht në fshat i kanë të ardhurat e tyre nga pensioni më të ulëta se minimum jetik”, tha Tabaku.
Aktualisht pensioni minimal në fshat është 11 mijë lekë dhe në qytet është 17 mijë lekë dhe ky nivel i ulët është prej kohësh në qendër të betejës politike të opozitës.
Lini një Përgjigje