
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka komentuar marrëveshjen me Italinë për pensionet.
Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, Sula ka akuzuar mazhorancën se e ka lënë qëllimisht votimin e kësaj marrëveshjeje në parlament ditën e sotme, pasi më 26 maj është tubimi me emigrantët shqiptar në Milano.
“Ne jemi dakord dhe pa diskutim do ta votojmë dhe është në arritje. Po të ishte për një moralin tuaj, nuk mund ta bënit pas datës 26 maj kur do të mbani mitigun në Milano? Por gjithçka është në kuadër të fushatës elektorale”, tha Sula.
Deputeti demokrat po ashtu i bëri thirrje SPAK dhe KQZ të kontrollonte nëse tubimi i Athinës, u bë me paratë e selisë së Partisë Socialiste apo me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
“Do t’ju kërkoja SPAK dhe KQZ, e cila duhet me patjetër që duhet të kontrollojë, nëse ato miliona euro janë para të ligjshme të selisë së PS apo janë paratë e teksa-paguesve shqiptarë.
A e dini sa është numri i popullsisë jashtë vendit? Bëhet fjalë për 1.8 milion banorë që duhet të ketë Shqipëria dhe gjysma tjetër janë jashtë vendit, tani ju doni të kapni votues jashtë.
Për pak vit, numri pensionistëve në Shqipëri do të jetë më i madh se si të punësuarve. Që një person të mbijetojë në Shqipëri duhet të harxhojë 4.4 dollarë, më lartë se të gjithë vendet e Rajonit. Paga mesatare në Shqipëri është paga më e ulët. Në vitin 2023 ju bëtë një rritje prej 15 mijë lekëve vjetra, duke pasur parasysh rritjen e çmimit, nuk i bie asnjë gjysëm buke”, deklaroi Sula.
Lini një Përgjigje