TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2024, 13:48

Si e ktheu Edi Rama Shqipërinë në një Bosnjë të dytë!

Shkruar nga Pamfleti

 

Si e ktheu Edi Rama Shqipërinë në një Bosnjë të
Edi Rama dhe Regep Tayyip Erdogan /

E frikshme; 71% e shqiptarëve e konsiderojnë Erdogan si liderin më të pëlqyer, ndërkohë që Presidenti i SHBA, Joe Biden renditet në vendin e dytë me 64% pëlqyeshmëri...

Një studim i publikuar këto ditë, i kryer nga Instituti Republikan Amerikan ka konkluduar me një rezultat aspak të bukur për Shqipërinë. Ku, më shumë se 100 vjet nga kryengritja e Haxhi Qamilit, konsiderohet një shtet proturk.

Në sondazh, Shqipëria, njëjtë si Bosnja, e konsideron Rexhep Tajip Erdoganin si liderin më të dashur në vend.

E frikshme; 71% e shqiptarëve e konsiderojnë Erdogan si liderin më të pëlqyer, ndërkohë që Presidenti i SHBA, Joe Biden renditet në vendin e dytë me 64% pëlqyeshmëri.

Bosnja, që është një vend ku trashëgimia osmane është thelbësore për identitetin, ka një kuotë më të ulët për sulltanin e Ankarasë. 61% e bosnjakëve mendojnë se Erdogan është lideri i tyre botëror më i pëlqyer.

Ndërkaq në Kosovë, lideri më i pëlqyer është Presidenti i SHBA Joe Biden me 85% të përkrahjes.

Pra Kosova e Albin Kurtit është shumë më perëndimore se Shqipëria e Edi Ramës.

I cili me një koshiencë, por edhe për interes, e ktheu Shqipërinë në zonën e influencës së Turqisë më nevralgjike në Ballkan. Por kjo influencë nuk është aspak reale, natyrale apo pjesë e një ndjesie direkte të qytetarëve.

Por është e injektuar me para dhe veprime politike nga Ankaraja.

Pikërisht sot është më e qartë se pse kanë mbërritur paratë e tërmetit, pandemisë apo edhe spitali rajonal i Fierit. Për ta bërë Shqipërinë një vend pro turk në kuptimin e plotë të fjalës. Të gjithë këto para që qarkullojnë në Shqipëri që nga porti i Durrësit apo edhe në ndërtime kalojnë në Ankara, duke u ndalur në organizatat e xhematit të Erdoganit, i cili sot ka një parti reale në Shqipëri, e cila mban Edi Ramën në pushtet.

Rama, thotë se është katolik, por kur shkon në Dollmabahçe i puth dorën sulltanit që e thërret me shkëlqim në sy “Madhëri”, pasi është një mekanizëm i sahatit turk.

Natyrisht që kjo aleancë e Ramës me Turqinë, nuk është krye- këput një gjë e gabuar. Ankaraja ka mundësi reale ta ndihmojë Shqipërinë përballë Greqisë, përshembull. Por kjo aleancë; e para, nuk është transparente dhe me një miratim konsensual në vend, dhe e dyta, ka një ‘bisht’ të shëmtuar nga pas.

Se edhe SHBA sot është një aleate e madhe e Shqipërisë, por asnjëherë Uashingtoni nuk i detyron shqiptarët të duan Amrikën. Madje në Tiranë, politikanët e qeveritarët e SHBA janë më të kritikuar se hajdutët tanë. Sepse Amerika është demokraci, por edhe kulturalisht nuk e konsideron jetën e saj pa kritikuar qeveritë.

Guxo sot të shash Erdoganin. Të vihen në shpinë jeniçrët e sulltanit në rrjete sociale dhe nuk të lënë gjë pa thënë. Pikërisht kjo është logjika e shëmtuar e kësaj aleance, ku Turqia me një koncept strategjik, ka investuar për institucione dhe organizma të frikshme në Shqipëri.

Shiko medresenë e vajzave në Shkodër, djepin e kulturës shqiptare. Aty ka vajza të familjeve më të mira të qytetit, të mbuluara. A është ky një vullnet i familjeve? Duket se nuk ka vullnet të tillë, por më shumë mundësi për të përfituar nga arsimimi dhe lidhja me universitetet turke. Mjaft nga vajzat që mbarojnë medresen e Shkodrës nuk vijojnë jetën të mbuluara, por Turqisë i intereson një propagandë e tillë. E është pikërisht ky mjedis që Shqipërinë e ka kthyer në një Bosnjë. Ndërkohë që në kohën e Zogut, të paktën Shkodra, e konsideronte veten Firence. Kjo nuk është fare shaka, pasi me injektimin e parave, mund të kthehemi më keq se Bosnja, një vend halldupësh që do të pranohet edhe në BE.

Vetë Edi Rama nuk do të hyjnë në BE se i thotë mentori i tij politik. Ndaj duhet rrëzuar një orë e më parë./Pamfleti

edi rama bosnja shqipëria erdogani

Lini një Përgjigje