TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2024, 12:28

Takim “i ftohtë” në Mal të Zi me Kurtin/ Zv.sekretari amerikan ngrihet në këmbë, Rama nuk lëviz nga vendi (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Takim “i ftohtë” në Mal të Zi me Kurtin/ Zv.sekretari
Rama dhe Kurti në Kotorr

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të BE u bënë bashkë këtë të enjte në Samitin e Kotorit në Mal të Zi.

Ky takim rajonal që zhvillohet nën logon “Një rajon, vizion i përbashkët”, pason takimet e mëparshme të këtij niveli mes liderëve, në Tiranë dhe në Shkup, ku është diskutuar gjerësisht mbi Planin, që synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e BP.

Të pranishëm në këtë samit janë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti. Takimi me dy kryeministrave i kapur nga mediat ka qenë shumë i ftohtë.

Nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e kryeministrit Rama, madje ai as nuk lëviz nga vendi teksa i jep dorën Albin Kurtit.

Ndërkohë ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien u çua në këmbë për të përshëndetur Kurtin.

Kujtojmë se pjesëmarrja e kryeministrit Kurti në këtë samit tregon përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim rajonal dhe integrime evropiane.

'Unë jam në Kotorr të Malit të Zi, për takimin e 3-të këtë vit të BB6 mbi Planin e rritjes së BE-së së bashku me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Ne do të diskutojmë përparimin tonë në agjendën e reformës së Planit të rritjes së BE-së dhe çështjet rajonale, duke përfshirë gjendjen e zbatimit të marrëveshjeve që kemi arritur në procesin e Berlinit”, ka deklaruar Kurti në X. 

Pjesë e Samitin e Kotorit në Mal të Zi ishte gjithashtu edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

rama kurti

Lini një Përgjigje