
Deputeti demokrat Tritan Shehu ka përsëritur thirrjen për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë.
Tritan Shehu ë fjalën e tij në interpelancën e kërkuar me Kryeministrin Edi Rama dhe të deleguar te Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka përsëritur thirrjen për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë.
Shehu akuzoi Kryeministrin Rama se po saboton nismën europiane të Procesit të Berlinit.
Sipas Shehut, ata që bën gjenocid në Kosovë, janë faktorë krah Rusisë.
Deputeti theksoi se politika që po bën mazhoranca i ka kushtuar rëndë rolit të Shqipërisë në rajon.
“Prej vitesh mazhoranca parlamentare ka bllokuar një iniciativë të opozitës për njohjen dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Qeveria duhet të mbajë një qëndrim të përgjegjshëm për të asistuar Kosovën në përpunimin e një materiali voluminoz dhe më tej paraqitjen e tij në organizmat ndërkombëtare, Edhe në këtë proces u e braktisët Kosovën. Ju rendët pas kërcënimit të Vuçiç që deklaroi se do bëjmë të pamundurën që parlamentet dhe vendet mike të mos dalin me një pohim të tillë.
Në këto kushte dua t’iu pyes: Ka pasur apo jo gjenocid në vitet ’98- ‘99? A duhet që kjo e vërtetë historike të kujtohet? A jeni i gatshëm të asistoni Kosovën në përpunimin e materialit dhe këto të paraqiten në një rezolutë finale? Apo do kontribuoni në varrosjen e së vërtetës?Unë nuk jam armik i Serbisë, por s’mund të arkivojmë krimet dhe gjenocidin.
Ju kërkoj ta deklaroni të vërtetën dhe të njihet dënohet ky gjenocid. Rama sabotoi nisëm europiane të Procesit të Berlinit. Ata që bën gjenocid janë faktorë krah Rusisë”, tha Shehu.
Në kundërpërgjigje të akuzave dhe pyetjeve të ngritura nga foltorja e Kuvendit, Ministrja Spiropali ka thënë se deklaratat e Shehut nuk janë asgjë tjetër veçse thellësia e problemeve të brendshme të opozitës e reflektuar në sallën e Parlamentit.
“Thellësinë e problemit të brendshëm e projekton jashtë. Gjyle që vërtiten drejt Prishtinës që shpërthimi andej të shpëtojë diçka këtej. Ka 10 vite që qeveria ka bërë ndarje të fortë, ndaj ai soll e lloj politike e jashtme. Është fakt dhe jo më dëshirë se në këto vite Shqipëri po dëshmohet si faktor i zëshëm dhe i pashmangshëm në rajonin tonë të trazuar për 2 arsye: po dëshmojmë aftësi shtetformuese dhe dinjitet në çfarë po bën qeveria jonë; sepse jemi në rakordim të hap pas hapshëm me të gjithë partnerët për strategjitë stabilitet mbajtëse të partnerëve por edhe të nevojave të rajonit.
Në Kosovë e për Kosovën kjo ka qenë kryefjalë e politikës sonë të jashtme. Drejtësia ka shumë rrugë për të çuar te e vërteta shqiptaro-shqiptare.
E gjithë politika, shqiptarët e kanë përjetuar në lëkurë masakrën në përmasat e një gjenocidi. S’kemi dyshime për këtë. Por që të kthehet në rezolutë duhet të ketë mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe kjo e fundit s’ka munguar kurrë për Kosovën”, u shpreh Spiropali.
Lini një Përgjigje