TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2024, 12:10

Deklarata e Vulin, Meta: Porosi e Ramës, i shërben shefave të tij në Beograd

Shkruar nga Pamfleti

Deklarata e Vulin, Meta: Porosi e Ramës, i shërben shefave të tij

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar deklaratat e Aleksandër Vulin dhe qëndrimet e Edi Ramës me qeverinë serbe.

Meta tha se ky është një shërbim i kërkuar nga Edi Rama, për ta paraqitur atë si patriot dhe për të zhvendosur vëmendjen nga situata aktuale në vend.

Ai shton se Rama iu shërben shefave të tij në Beograd dhe është kryeministri më i mirë shqiptar për Beogradin, sepse falë tij Shqipërisë i janë bërë dëme të jashtëzakonshme vendit, sidomos sa i përket integrimit.

“Në mënyrë të përsëritur, kryeministri bën akte që kërkon të shmangë vëmendjen nga korrupsioni skizofrenik, duke krijuar fakte që nuk ekzistojnë apo çështje që nuk ekzistojnë. I shërbejnë shefave të Ramës për ta përdorur atë dhe sjelljet e tij për të dëmtuar Kosovën dhe për të minuar vlerat europiane. Kjo shkon në interes të Rusisë.

Deklaratat e fundit të Vulin, zv.kryeministër, që thekson se takimi i Ramës i shërben nacionalizmit për Shqipërinë e Madhe. Rama synon që të bëjë liderin e Ballkanit, por që është tmerruar dhe nuk tregon të dhënat e CENSIT. Reagimi i Vulin se bota serbe mund të ndalojë Shqipërinë e madhe është i turpshëm dhe qesharak. Nuk ka pasur dhe nuk ka kryeministër më të mirë se sa Edi Rama për Beogradin, aq sa është quajtur më i miri pas Pashiqit”, tha Meta.

ilir meta aleksander vulin edi rama

Lini një Përgjigje