TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2024, 12:56

Berisha nuk tërhiqet, avokatët e tij depozitojnë kërkesë për përjashtimin e gjytares Irena Gjoka nga procesi

Shkruar nga Pamfleti

Berisha nuk tërhiqet, avokatët e tij depozitojnë
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk tërhiqet nga kërkesat e tij për përjashtimin nga çështja e gjyqtares Irena Gjoka.

Mësohet se ditën e sotme avokatët e ish-kryeministrit kanë depozituar në GJKKO kërkesën për përjashtimin e saj.

Kërkesa në fjalë, sipas mbrojtësve, bëhet për faktin se Irena Gjoka është në kushtet e papajtueshmërisë, për shkak të ekzistencës së një vendimi të Gjykatës Administrative të Athinës, të vitit 2004.

Bëhet fjalë për një ndalim sipas avokatëve të lëvizjes së Gjokës në zonën Shengen për 10 vite, vendim që nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit.

Kujtojmë se në seancën e 14 majit avokatët ftuan gjyqtaren Gjoka të hiqte dorë nga gjykimi, duke i prezantuar vendimin e palës greke, si edhe një kopje të gazetës “Protothema”, ku ishte publikuar vendimi.

sali berisha gjyqtarja

Lini një Përgjigje