
Gazetarja Danjela Maloku ka paralajmëruar se së shpejti mund të ketë një bashkim të Berishës dhe Bashës dhe të shkojnë së bashku në zgjedhjet e 2025.
Në “Repolitix” ajo tha se të dy e kanë zbutur gjuhën ndaj njëri-tjetrit.
“Pak para zgjedhjeve do kemi një bashkim të Berishës dhe Bashës. Do jetë i pashmangshëm rruga e bashkimit mes Bashës dhe Berishës. Edhe votat e Bashës janë të domosdoshme. Berisha është kujdesur përgjatë disa kohëve edhe para se të izolohej që gjuhën ndaj zotit Basha ta kishte më të zbutur. Edhe ky i fundit ka folur për armëpushim. Gjithsesi janë larg”, tha ajo.
Lini një Përgjigje