TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Mars 2024, 22:27

Arrestimi dhe dorëheqja e Goros, Kreshnik Spahiu zbërthen lojën e Edi Ramës me Himarën

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi dhe dorëheqja e Goros, Kreshnik Spahiu zbërthen lojën e

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se dorëheqja e Jorgo Goros nga posti i kryebashkiakut të Himarës pas arrestimit, është një favor që i bëhet qeverisë, për të shmangur vendimin e shkarkimit të tij.

Komentet Spahiu i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se kryeministri Edi Rama si në rastin e Fredi Belerit, ashtu edhe në rastin e Jorgo Goros, e ka shmangur vendimin e shkarkimit, për të mos e politizuar çështjen.

Kjo pasi sipas, Rama duhet të ruante me rastin e Jorgo Goros, të njëjtin standart me atë të Belerit.

Kjo më duket pjesë e një loje, pjesë e gjithë lojës që po bëhet. Dorëheqja ka ardhur si një favor për t’i bërë qeverisë, e organizuar nga vetë socialistët, për të shmangur vendimin e qeverisë për shkarkim. Nëse Jorgo ka dhënë dorëheqjen, nëse nuk do e jepte dorëheqjen, qeveria do të duhet të bënte shkarkimin e tij.

Rama në të dyja rastet e ka shmangur vendimin e shkarkimin, për të mos e politizuar si çështje. Që do të thotë se nëse ai nuk mori dot një vendim politik si qeveri pas arrestimit të Belerit, i duhej që të mbante prap një qëndrim të distancuar nga Goro, që të ruante të njëjtin standart. Këtë nuk e ka bërë as në rastin e Shukri Xhelilit, as në rastin e Safetit, as në të Bulqizës. Dorëheqjen e mendoj si një lojë të orkestruar”, tha Spahiu.

 

Lini një Përgjigje