TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Mars 2024, 21:56

A janë prishur marrëdhëniet Berisha-Meta? Sula në “Të Pashoq”: SPAK ka bërë që gjithsecili të shohë hallin e vet! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

A janë prishur marrëdhëniet Berisha-Meta? Sula në

I ftuari i mbrëmjes së sotme në podkastin “Të Pashoq” në kanalin e “Pamfletit” në YouTube ishte deputeti i PD, Dashnor Sula, i cili ndër të tjera foli edhe për marrëdhëniet mes Berishës dhe kreut të PL-së Ilir Meta.

Sula tha se opozita është e bashkuar në bazë, por shtoi se nuk mund të thoshte të njëjtën gjë për ata lart, duke konfirmuar në një farë mënyre krizën mes Berishës dhe Metës. Ai theksoi se në hallkat e larta të opozitës gjithsecili po bën kalkulimet e veta.

Pjesë nga intervista:

Ish-LSI-ja, Partia e Lirisë, duket sikur ka një distancim shumë të theksuar prej kohësh të kryetarit të saj me kryetarin tuaj Berisha. A keni bashkëpunim ju, a është pjesë e opozitës tuaj në të gjitha kuptimet PL-ja?

Dashnor Sula: Për të qenë i sinqertë, në bazë ekziston ky bashkëpunimi. Të paktën në qarkun e Elbasanit që njohu unë, për të tjerat nuk i njoh. Qarku i Elbasanit, pothuajse është e gjithë opozita sepse i bashkon një qëllim. Ose po themi e njëjta vuajte. Ose kur i themi nga i njëjti kërbaç që ka nga mazhoranca dhe ky pushtet. Kurse këtu lart tani ngjarjet janë disi të papërcaktuara mirë. Po të shikosh problematikën që ka ose që flitet apo ç’janë çështje të SPAK, apo gjërat e tjera mendoj se gjithsecili bën kalkulimet e veta. Në politikë ekzistoj gjëra të tilla. I vetmi njeri për hir të së vërtetese që i ka dal hapur SPAK-ut edhe fort është Berisha. Unë nuk e mbështes qëndrimi që ai ka ndaj SPAK-ut por po bën një luftë politike dhe është e qartë.

Tjetri po struket po thua?

Dashnor Sula: Të tjerët presin, ishalla me ishalla, ishalla me ishalla! Por tashmë gjithçka merr fund!

Lini një Përgjigje