TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Mars 2024, 20:36

“Tirana, pa institucione kulturore”, Berisha akuza Ramës dhe Veliajt: Zhveshët kryeqytetin nga qendrat që rrezatonin dritë dhe kulturë!

Shkruar nga Pamfleti

“Tirana, pa institucione kulturore”, Berisha akuza Ramës dhe

Ish kryeministri, Sali Berisha, nga dritarja e banesës ku po vuan masën e sigurisë “arrest shtëpie”, deklaroi se Tirana është një qytet pa institucione kulturore.

Berisha solli në vëmendje nga shembja e Teatrit Kombëtar, te djegia dhe më pas përmbytja e Bibliotekës Kombëtare, si dhe faktin se kryeqyteti është pa një Teatër Kukullash.

Ai shtoi se Rilindja shkatërroi artin dhe sot kryeqyteti i Shqipërisë është i zhveshur nga qendrat e mëdha që rrezatonin dritë dhe kulturë.

Të dashur miq, ishte diktaturë, në kohën më të zezë, por prapë Tirana kishte një teatër kukullash, një teatër për fëmijë. Dhe fëmijët prisnin të shtunën dhe të dielën të ndiqnin aty shfaqjen. Edhe teatrin e kukullave e ka marrë korrupsioni. Sot pra Tirana është qytet pa institucione kulturore.

Është qytet i zhveshur nga qendrat e mëdha që rrezatonin dritë dhe kulturë. Çfarë ndodh me shqiptarët? Kjo është një fushë, por është një fushë shumë sensitive, është një fushë shumë e rëndësishme, nga më të rëndësishmet. Prodhoheshin filma, artistët tanë grupoheshin, bashkoheshin në skenarë filmash, interpretonin, dëshmonin talentin e tyre.

Sot nuk ka më një film të këtyre njerëzve të talentuar sepse gjithçka është zëvendësuar me zhgarravinat e një hajduti të shpifur, e një hajduti të neveritshëm, që me Ismailin e tij qarkon zhgarravinat, të cilat me shumë të drejtë kritikët i artit i vlerësuan si krijesa të adoleshentit të droguar”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje