
Gazetari, Lavdrim Lita u shpreh se pazari Rama-Berisha është për të ruajtur status quonë dhe se s’ka reformë zgjedhore reale. Sipas tij ata thjesht bëjnë sikur duan të ndryshojnë Kodin Zgjedhor.
“Komisioni i Reformës Zgjedhore që është një komision parlamentar nuk arriti në një konluzion në një drat të përbashkët sepse PS u tërhoq nga parlamentarizmi dhe bëri një pazar për të ruajtur status qounë Rama-Berisha të vitit 2008. Edhe ky nën komisioni, i dialogut apo i pazarit është një manovër që Rama e bën sa herë opozitës duke i ngritur një kurth. Pra nuk duan të ndryshojnë asgjë. Bëjnë sikur duan të ndryshojnë reformën zgjedhore por në fakt nuk do ndryshojë asgjë pasi duan të ruajnë status quonë”, tha ai në “Ora News”.
Lini një Përgjigje