TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Prill 2026, 09:59

Pallati në flakë, Rama: Zjarri s’kishte lidhje me materialin, gjithollogët pa licenca dalin si këpurdhat pas shiut

Shkruar nga Pamfleti
Pallati në flakë, Rama: Zjarri s’kishte lidhje me materialin,
Kryeministri Edi Rama

Rama garantoi gjithashtu mbështetje për familjet e prekura, duke theksuar se deri në rikthimin e tyre në banesa, do të përfitojnë bonus qiraje dhe ndihmë nga bashkia për të përballuar pasojat ekonomike.

Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podcastit “Flasim”, ka komentuar zjarrin që përfshiu pak ditë më parë një pallat në zonën e njohur si “Farmacia 10” në Tiranë, duke e cilësuar fillimisht situatën si të rrezikshme për jetën e banorëve.

Ai vlerësoi ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe forcave të rendit, duke theksuar se falë reagimit të tyre profesional dhe heroik, ngjarja nuk pati viktima apo të plagosur rëndë, pavarësisht dëmeve të mëdha materiale që la pas.

Sipas tij, megjithëse nuk pati viktima, godina u shkatërrua pothuajse plotësisht nga zjarri. Ai bëri të ditur se menjëherë pas ngjarjes janë marrë masa konkrete, ku vendimi kryesor është rindërtimi i plotë i pallatit nga vetë ndërtuesi.

Rama garantoi gjithashtu mbështetje për familjet e prekura, duke theksuar se deri në rikthimin e tyre në banesa, do të përfitojnë bonus qiraje dhe ndihmë nga bashkia për të përballuar pasojat ekonomike.

Në vijim, Rama u ndal edhe te reagimet publike pas ngjarjes, duke kritikuar ashpër ata që, sipas tij, komentojnë pa njohuri profesionale.

Ai i cilësoi si “gjithologë” persona që dalin në publik pa pasur licencat dhe ekspertizën e duhur, duke shtuar se në situata të tilla shpesh ka reagime të nxituara për shkak të emocioneve apo dëshirës për protagonizëm.

Sa i përket shkaqeve të zjarrit, kryeministri u shpreh se, sipas vlerësimeve paraprake, ai është shkaktuar nga një shkëndijë dhe nuk lidhet drejtpërdrejt me cilësinë e ndërtimit. Ai shtoi se verifikimet e para tregojnë se materialet e përdorura në objekt kanë qenë të certifikuara dhe të importuara.

Në përmbyllje, Rama siguroi se asnjë nga banorët e prekur nuk do të lihet pa mbështetje dhe se autoritetet do të angazhohen për rikthimin e tyre në kushte normale jetese, në një godinë të rindërtuar plotësisht.

“Gjatë kësaj jave pati një moment që, për hir të së vërtetës, fillimisht ishte rrëqethës për shkak se flakët që përfshinë një pallat në Tiranë u duk se mund të kërcënonin seriozisht jetët e banorëve, por, për fat të mirë dhe falë përpjekjes dhe punës realisht profesionale, por mbi të gjitha heroike të forcave të zjarrfikësve, gjithçka kaloi pa asnjë jetë të humbur dhe pa plagë të rënda. Ndërkohë, çka mbeti pas zjarrit ishte shkrumbimi i asaj godine, për të cilën u vumë menjëherë në lëvizje dhe gjëja e parë dhe më e rëndësishmja, sipas meje, është që godina do të rindërtohet tërësisht nga e para, 100% nga vetë ndërtuesi i saj dhe nga ana tjetër, angazhimi për të ndihmuar banorët që, deri në momentin – dhe besoj nuk do të marrë shumë kohë, sepse karabinaja është aty – por deri në momentin kur ata banorë do të kthehen në shtëpi, të mund të kenë një bonus qiraje dhe, patjetër, edhe një mbështetje nga bashkia për të lehtësuar barrën e krijuar nga dëmet e pariparueshme që kanë ndodhur në banesat e tyre.

Tani, gjithmonë në këto raste, shfaqen menjëherë, si kërpudhat pas shiut, lloj-lloj gjithologësh dhe lloj-lloj ekspertësh publikë, por pa licencat dhe pa njohuritë e nevojshme për të marrë një rol të tillë. Po gjithsesi, edhe për shkak të emocioneve, edhe për shkak të nevojës për të marrë protagonizëm, kush nuk del e çfarë nuk thotë. E vërteta është që kjo ishte një fatkeqësi e shkaktuar nga një shkëndijë, nga një nisje zjarri, po të doni, që nuk ka lidhje në vetvete me ndërtimin, por, nga ana tjetër, kjo është një arsye për të parë dhe për të kuptuar ashtu siç duhet edhe çka lidhet me cilësinë dhe me materialet e ndërtimit, edhe pse, nga verifikimi i parë që është bërë, ndërtimi kishte të gjitha materialet të certifikuara dhe vinin nga importi, kështu që nuk dua të zgjatem më shumë në këtë pikë. Më e rëndësishmja është që askush prej atyre banorëve që patën atë moment dramatik, që fatmirësisht dhe, përsëris, falë, në radhë të parë, forcave zjarrfikëse, por edhe forcave të rendit aty të pranishme, nuk u kthye në një moment tragjik, nuk do të lihet vetëm dhe nuk do të lihet në fatin e vet përballë nevojës për t’u rikthyer dhe për të jetuar normalisht në një banesë të veten, siç i takon, tërësisht të rindërtuar.”, tha Rama.

7 Komente

  1. A
    Ay

    Po ky funderrine çfare liçence ka per keto pune ??? Po si nuk ju vjen turp edhe ju te pamfletit qe e promovoni ne lajthitjet e tij.

    1. E
      ERD

      O “pronari” Shqipnis çpun kan taksat e qyzetarve të përdoren për qera e tyre. Merja lekët Fatmir Xhafës,Mand Lilos e Ditjon Baboçit. Në fatkeqësi natyrore po,absolutisht po që duhen ndihmu por jo për vjedhjet e Lilos

      1. E
        Emigranti

        Ku ka parë Shqiperia më gjithologe se ty! Idiot klasik. Ta ka zili edhe Don Kishoti i Spiropalit. Ti i di të gjitha. Debil! Mallkim i ketij vendi...

        1. a
          ana

          Ky eshte thjesht nje PALACO.

          1. M
            M

            Shyqyr ky qe eshte i licensuar per cdo gje. E cna gjeti, as shoku Enver nuk qe kaq i ditur qe fliste dhe per naften, per pataten e per spinaqin.

            1. R
              R

              Kush e fut ate material ne shqipri kerkoje pak dhe e shef pse thot ky Pocaqija kshu

              1. R
                Rrel

                Ti nji licence ke. Vetem ate te doktorit te shtetit. Me tre vula po na ka zene me kete turme me kartele e me ty. Do i kalojme e keto pak qe na late ju maskarenj e do leme femijet te merren me faren tuaj te ndyre qe nuk paska te ngopur. Edhe karkaleci do jua kishte zili zullumin

                Lini një Përgjigje