Kryeministri Edi Rama në rrjetet zyrtare është treguar i kujdeshëm duke shmangur çdo moment pranë Alex Soros, por edhe këtë rradhë ai është tradhëtuar nga ai që e konsideron në koefidencë si “vëlla”...
Kryeministri Edi Rama ishte një ndër pjesëmarrësit e samitit “Në mbrojtje të demokracisë”, që u organizua nga Qeveria spanjolle e Pedro Sánchez, Kryeministrit që u përfshi në një përplasje të fortë dhe të ashpër me Donald Trump, jo vetëm sa i takon NATO-s, por edhe luftës ndaj Iranit.
Samiti ka bërë bashkë drejtues të së majtës botërore, por jo vetëm. Një pjesë e konsiderueshme e të pranishmëve janë drejtues të fondacioneve të Soros kudo në Botë, ndërsa nuk kishte si të mungonte edhe Alex Soros, që ka marrë drejtimin e Fondacionit të themeluar nga George Soros.
Madje, përmes rrjeteve sociale, Alex Soros ka publikuar edhe një mesazh ku shpreh krenarinë për organizimin e një samiti të tillë.
“Ishte një nder të mirëprisnim në Barcelonë kaq shumë liderë dhe aktivistë të jashtëzakonshëm për Samitin e parë Global Progresist, një takim i veçantë që mblodhi mijëra pjesëmarrës nga mbi 100 vende dhe organizata”, shkruan Alex Soros në Instagram.
Në anën tjetër, Kryeministri Edi Rama në rrjetet zyrtare është treguar i kujdeshëm duke shmangur çdo moment pranë Alex Soros, por edhe këtë rradhë ai është tradhëtuar nga ai që e konsideron në koefidencë si “vëlla”.
Nga momenti që në Shtëpinë e Bardhë është rikthyer Donald Trump, i njohur për përplasjet e forta me “perandorinë” Soros, Rama është munduar të shmangë në maksimum, jo takimet, por publikimin e fotove me Alex Soros.

Rama e ka pozicionuar veten si mik i familjes Trump dhe nuk ka nguruar të flasë për miqësinë e tij me Ivanka Trump dhe Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit amerikan. Po kështu ai ka zgjedhur të konsiderojë mik të veçantë ish-Kryeministrin hungarez, Viktor Orban, i vetmi në Europë që nxorri jashtë Hungarisë Sorosin dhe fondacionet e tij. Po kështu ka zgjedhur të quajë ‘motër’ kryeministren e Italisë, Gioergia Meloni, që përfaqëson një linjë krejt të kundërt nga ajo e Soros, por nuk ka hedhur poshtë kurrë Alexin që e ka konsideruan “vëlla”.

Madje, në rolin e një “vëllai” ai ishte i ftuari i veçantë të dasmën e Alex Soros.
Dhe për t’u kthyer në takimin e mbajtur në Barcelonë, nuk kishte si Edi Rama të mos takohej me Alex Soros. Thjesht Kryeministri ka zgjedhur që në morinë e fotove të publikuara të mos nxjerrë edhe atë ku shfaqej një Alex duke qeshur, ndërsa qëndronte mes Ramës dhe Daniel Sachs, filantropit suedez, i lidhur me fondacionin Soros dhe një nga mbështetësit më të fortë të linjës së tij në Europë.
Në imazhin e publikuar shfaqet Edi Rama, Daniel Sachs dhe Alex Soros, në një bisedë të drejtpërdrejtë.
Ndonëse nuk dihet se për çfarë mund të kenë diskutuar 3 personazhet, ajo që bie në sy është fakti se Alex shfaqet mjaft i kënaqur në shoqërinë e dy miqve të ngushtë. Kjo nuk është hera e parë që Soros nxjerr zbuluar Ramën, që prej kohësh përpiqet të mos shpërndajë fotot e takimeve me drejtuesin e fondacionit ‘Soros’, teksa është ‘dorëlëshuar’ në shpërndarjen e informacioneve që tregojnë afrimitetin me familjen Trump. /Pamfleti/
Rama eshte ne politike nderkombetare i pa krahasueshem. Te mos ikte ne Barcelone do shkruanit se ftuan, iku , zbuluat qe e ka kap rrjeta e Sorosit , tani presim rrufene e Trampit. Merruni me politiken e Tropojes se aq e keni nivelin. Shqiperia e para , me rrjet pa rrjet politika eshte interes. Nese Rama di te notoje ne keto dallge qe sdo qetesohen kurre por ne kemi stabilitet atehere ku eshte gabimi. Apo doni tju perfaqesonte Sala dhe Muli.
Pamfleti gazette me mendesi Komuniste alla Sali, ben bioggrafi te njerzve me ke shoqerohet me ke s’duhet te shoqerohet.Hiqni dore e mendesi nga komunizmi I Babait te komunizmit Evropian ( Plakut non grata nga SH.B.A. Dhe Mbreteria e Bashkuar)