TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Prill 2026, 13:54

Përplasjet me Ramën, Berisha zbulon prapaskenat: Elisa u shpall armike për dy arsye!

Shkruar nga Pamfleti
Përplasjet me Ramën, Berisha zbulon prapaskenat: Elisa u shpall armike
Sali Berisha , Elisa Spiropali, Edi Rama

Kreu i PD, Sali Berisha doli sot në një komunikim në rrjetet sociale me qytetarët, ku foli për protestën e zhvilluar mbrëmjen e kaluar, më 17 prill, para Kryeministrisë.

Ai komentoi edhe përplasjet e fundit të kryeministrit Edi Rama me ish ministren e Jashtme dhe ish parlamentaren, aktualisht deputeten e PS, Elisa Spiropali.

Berisha renditi dy arsyet kryesore, që sipas tij Rama e shpalli armike.

“Elisa u shpall armike për dy arsye, nuk mbrojti vjedhjet e Ramës me Lubi Ballukun. Pse e bëri nuk e di, por ajo nuk i mbrojti. Së dyti ajo firmosi Bordin e Paqes, që Rama nuk e firmosi dot. Në këtë mënyrë të ardhme aty ajo nuk kishte më. Arsyet e thella nuk e di, por këto janë probleme të brendshme të tyre”, tha kreu i PD.

Kujtojmë që Spiropali ka dalë herë pas herë me mesazhe kritike ndaj qeverisë, që kur ajo u distancua nga grupi socialiste në rastin e imunitetit të Belinda Ballukut.

Ditën e djeshme ajo përcolli një mesazh të fortë duke ngritur shqetësimin për një model drejtimi që, sipas saj, po dominon sot PS-në dhe institucionet shtetërore. Ajo përshkruan një realitet ku institucionet nuk funksionojnë më si mekanizma vendimmarrjeje dhe llogaridhënieje, por si mjete presioni dhe kontrolli, duke u përdorur si “hanxhar” ndaj individëve, bizneseve, mediave dhe grupeve të caktuara.

Ish-kryeparlamentarja thekson se ky model i ndërtuar gradualisht përmes heshtjes dhe tolerimeve, po zëvendëson politikën me një strukturë të mbyllur dhe të centralizuar vendimmarrjeje.

Ish-ministrja tregon se e kanë këshilluar që të “heshtë” mbi atë se çka ndodh te qeveria. Por ajo bën të qartë se pavarësisht paralajmërimeve dhe sulmeve, nuk trembet nga “qen që s’e kafshojnë”.

Në Mars nga një seancë në Kuvend, Elisa Spiropali ish-Ministrja e Jashtme e Shqipërisë e cila u shkarkua në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së kur ministrat kishin zyrtarisht raportimin, tha se ishte e habituar nga lajmërimi i Berishës.

“Unë nuk flas vetëm anglisht, por edhe gjuhë tjetër të huaj. Por më mirë se shqipen nuk flas asnjë gjuhë. Edhe flas shqip, flas troç dhe flas sic duhet me Shqipërinë dhe për Shqipërinë. Çdo detyrë këtu në Kuvend është nder i madh. E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që largimin e paralajmëroi Sali Berisha dhe jo ndonjë tjetër. Vetëm për këtë jam e habitur që i doli fjala dhe për asgjë tjetër”, tha Spiropali në Kuvend.

Edhe ditën e djeshme, Spiropali, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka dalë hapur kundër asaj që e quan “model i kapjes së shtetit” nga qeveria Rama dhe Partia Socialiste.

Përmes një reagimi të gjatë në Facebook, Spiropali nuk kursen akuzat, duke përshkruar një realitet të errët brenda administratës dhe politikës, ku  sipas saj  institucionet nuk funksionojnë më sipas ligjit, por sipas urdhrave dhe interesave të ngushta.

 

përplasjet me ramën spiropali-rama spiropali-berisha

1 Komente

  1. L
    LIRIA

    O Sali CARI, vetem me keto je marre si ato grate e keqija.

    Lini një Përgjigje