TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Prill 2026, 12:57

Nga protesta te greva, Berisha: Opozita drejt përshkallëzimit drastik

Shkruar nga Pamfleti

Nga protesta te greva, Berisha: Opozita drejt përshkallëzimit drastik

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur lidhur me vijimin e protestave të opozitës. Gjatë një komunikimi online me qytetarët, sipaj tij, iu kërkua intensifikimi i protestave kundër qeverisë.

Berisha u shpreh se qytetarët propozuan një sërë masash më radikale, përfshirë bllokimin e jetës ekonomike në vend, zhvillimin e protestave pa fjalime, ngujimin para Kuvendit së bashku me deputetët, si dhe pengimin e funksionimit të jetës parlamentare. Një tjetër propozim ishte edhe organizimi i një greve të përgjithshme.

Në reagimin e tij, Berisha tha se këto ide do të merren në konsideratë nga opozita për hapat e ardhshëm, duke lënë të hapur mundësinë e përshkallëzimit të aksioneve.

“Ajo që thoni ju është e domosdoshme. Frika i nderuar zotëri është sot përcaktues. Farmacisti nuk del dot në protestë se i mbyllet biznesi nesër. Noterit i hiqet licenca. Koha të bëjmë një analizë. U bë një protestë e shoqërisë civile për taksën mbi çmimin e naftës. Kush doli, 10 qytetarë. Kanë frikë. Ndaj u bëjmë thirrje, por kjo nuk do të thotë që ne nuk do të punojmë në këtë drejtim. Por mes heshtjes dhe përballjes me regjimin, kjo e dyta është jetike”, tha ai.

Kreu i PD theksoi gjithashtu se, klima e frikës ndikon në pjesëmarrjen e qytetarëve në protesta, ndërsa shtoi se opozita do të vijojë përpjekjet për mobilizim dhe organizim më të gjerë në vijim.

Lini një Përgjigje