TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Prill 2026, 11:51

“Efektivëve t'u bëhet testi i drogës”, Balliu: U goditëm me shkopa gome dhe spraj kundër arinjve

Shkruar nga Pamfleti

“Efektivëve t'u bëhet testi i drogës”, Balliu: U

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, reagoi pas protestës së opozitës së djeshëm. Ai ka akuzuar policinë për ushtrim dhune ndaj protestuesve dhe përfaqësuesve politikë.

Nga ambientet e komisariatit “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e tubimit të një dite më parë, Balliu e cilësoi ndërhyrjen e forcave të rendit si një akt të rëndë dhe të papranueshëm.

Sipas tij, gjatë përplasjeve, protestuesit dhe deputetët janë goditur me mjete të forta, ndërsa është përdorur edhe spraj i fortë dhe gaz lotsjellës. Deputeti demokrat ngriti gjithashtu shqetësimin për mënyrën e veprimit të policisë, duke kërkuar që efektivët që morën pjesë në ndërhyrje t’i nënshtrohen testit të drogës.

“Të bëhet testi i drogës për policët që marrin pjesë në këto tubime. Është një nga aktet më kriminale të para ndonjëherë. Dhuna ndaj qytetarëve dhe deputetëve që janë goditur me shkopa gome. Janë goditur me spraj që përdoret për arinjtë, e kanë kombinuar edhe me lëndë të tjera, siç është gazi lotsjellës. Operacione të helmit të politikës së Partisë Socialiste. Ajo ndërhyrje do marrë përgjigjen që meriton. Do kemi zero mëshirë për kriminelët që kanë dhunuar mbrëmë", tha Balliu.

Deklarata vjen në një klimë tensioni pas protestës, ndërsa palët vijojnë të shkëmbejnë akuza për përgjegjësinë e përplasjeve.

deputeti i pd klevis balliu opozite dhune

Lini një Përgjigje