Kryeministri Edi Rama, ka mbërritur në Barcelonë, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e katërt të samitit ndërkombëtar “In Defence of Democracy”.
Takimi i nivelit të lartë mbledh liderë politikë, përfaqësues institucionesh dhe ekspertë nga vende të ndryshme, me fokus forcimin e institucioneve demokratike dhe adresimin e sfidave globale ndaj demokracisë.
Pjesëmarrja e Ramës në këtë samit vjen në kuadër të angazhimit të Shqipërisë në nisma ndërkombëtare që promovojnë qeverisjen demokratike, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe sundimin e ligjit.
Një ditë më parë, Rama u prit gjithashtu nga Dhoma e Tregtisë së Katalonjës, ku theksoi se Shqipëria po shndërrohet në një destinacion gjithnjë e më të preferuar për turistët e rinj spanjollë. Ai shtoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Spanjës ndodhen në nivelin më të mirë historik.
Rama në 16 prill vizitoi Romën ku u prit në një ceremoni zyrtare nga homologia Giorgia Meloni në Pallatin Chigi.
Rama dhe Meloni zhvilluan më pas një takim kokë më kokë, me fokus ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve, thellimin e marrëdhënieve mes tyre, si dhe çështjet me interes të përbashkët rajonal dhe evropian.Kreu i qeverisë shqiptare ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke u shprehur se asnjë qeveri italiane nuk ka bërë më shumë për Shqipërinë sesa ajo e Melonit në 35 vite.
Lini një Përgjigje