TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Prill 2026, 12:40

Flamur Noka ankohet ndaj policisë: Ndaj deputetëve u përdor spraj kundër arinjve

Shkruar nga Pamfleti
Flamur Noka ankohet ndaj policisë: Ndaj deputetëve u përdor spraj
Flamur Noka

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar sot pas protestë së opozitës të zhvilluar një ditë më parë, duke akuzuar autoritetet për përdorim të forcës ndaj qytetarëve dhe përfaqësuesve politikë.

Përmes një postimi në Facebook, ai pretendon se ndaj protestuesve është përdorur një spërkatës i fortë, i ngjashëm me atë që përdoret kundër arinjve, duke e cilësuar situatën si të papranueshme dhe duke e etiketuar qeverinë si “organizatë kriminale”.

"Ndaj qytetarëve dhe deputetëve kanë përdorur këtë spray (spërkatës) që përdoret kundër arinjve. Nuk janë tjetër veçse një organizatë kriminal", shkruan Noka në Facebook.

Edhe kreu i PD,  Sali Berisha në një komunikim në rrjetet sociale me qytetarët, ngriti akuza nga forcave të Policisë së Shtetit, duke thënë se dhuna në protestë nisi prej tyre.

“Dënoj me forcën më të madhe dhunën ndaj protestuesve dhe dhunën e hapur dhe të programuar ndaj drejtuesve kryesorë të PD dhe deputetëve të kësaj partie, të cilët ishin absolutisht që të gjithë në protestën më paqësore dhe po jepnin kontributin më të madh për ruajtjen e karakterit paqësor të protestës, të cilën banditë me uniformë, narkokomisarë të tipit Skënder Balluku, Sokol Besëpreri, Enton Pallushi dhe Dashi i operacionales bënë gjithçka për ta shndërruar aët në një protestë të dhunshme.Për këtë qëllim, në mënyrë të programuar ata përdorën një armë me fuqi të njohur letale siç është spraji kundër ariut, i cili është dhjetëra herë më i fuqishëm se spraji që përdoret kundër njeriut. Përdorimi i këtij spraji përbën një krim, një vepër të rëndë penale dhe është i ndaluar në të gjithë konventat. Kjo është policia e parë në botë që përdor sprajin e ariut kundër qytetarëve dhe protestuesve.", tha Berisha.

 

flamur noka spraj kundër arinjve

3 Komente

  1. L
    LIRIA

    Spray kunder Arinjve, nuk ka, ne te vertete eshte kunder DERRAVE, sic edhe jeni

    1. T
      Tony

      Mbajeni mend kete o popull. Ma ka thene nje plak e motcem kur isha djale i ri. Hiq dore nga njerez qe pjesen e poshtme te veshit e kane te ngjitur e pa pale te prere, se jane me te poshtrit. Shihni mire pjeset e poshtme ngjitur te veshit e ketij derrit malok. Ta vertertoni kujtoni cfare njerez njihni miq e armiq e do te dale fjala e atij plakut te mocem. Mua me ka dale.

      1. t
        tarrasi

        ka qene i skaduar, nuk te bene efekt.

        Lini një Përgjigje