Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi pas protestës së zhvilluar një ditë më parë, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje mes forcave të rendit dhe pjesëmarrësve.
Ai deklaroi se Policia e Shtetit ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve dhe përfaqësuesve të opozitës. Sipas tij, gjatë ndërhyrjes janë përdorur mjete më të forta se ato të zakonshmet për shpërndarjen e turmave, përfshirë një lloj spreji që, sipas pretendimeve të tij, përdoret për kafshë të egra dhe përbën shkelje ligjore.
Berisha e cilësoi protestën si paqësore dhe tha se drejtuesit e Partisë Demokratike dhe deputetët kishin rol në ruajtjen e këtij karakteri. Ai akuzoi drejtues të policisë për përshkallëzimin e situatës dhe për veprime të planifikuara që, sipas tij, çuan në përplasje.
Në deklaratën e tij, ai përmendi edhe raste konkrete të deputetëve të opozitës që, sipas tij, janë goditur dhe janë bërë objekt i përdorimit selektiv të sprejit. Gjithashtu, ngriti shqetësime për trajtimin e personave të ndaluar në komisariate, duke pretenduar për ushtrim dhune dhe presion ndaj tyre.
Reagimi i tij përfshin edhe kërkesën për hetim të veprimeve të policisë dhe përgjegjësi për përdorimin e mjeteve që ai i konsideron të ndaluara në ndërhyrje ndaj qytetarëve.
"Kjo është policia e parë në botë që përdor sprajin e ariut kundër qytetarëve dhe protestuesve. Në mënyrë selektive janë goditur dhe shënjuar me spraj drejtuesit kryesorë të PD dhe deputetët e saj Flamur Noka, Luçiano Boçi, Klevis Balliu, Ivi Kaso, Blendi Himçi, Aulon Kalaja dhe shumë të tjerë. Me këtë rast dënoj me forcën më të madhe shtazërinë e treguar ndaj demonstruesve.
Dënoj torturat e ushtruara ndaj tyre në komisariat. Edhe sot në komisariat ka demonstrues të torturuar me shenja të hapura tortura. Aulon Kalaja, pasi u verbua me spraj ariu, u godit në një hakmarrje të verbër me shkop prapa koke, duke e lënë pa ndjenja.Po kështu janë një seri demonstruesish paqësorë.”, tha Sali Berisha.
E nuk bie qeveria me protesta paqesore,asnjehere,e ka treguar historia kete!megjithate,mire beni qe e ngrini popullin ne protesta,por nuk ju ka me besim populli,ai del aty per hallet e tij,Jo per juve!