Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje partive të reja opozitare që të bashkohen me PD në një front të përbashkët politik kundër qeverisë. Gjatë një bashkëbisedimi në rrjetet sociale me mbështetësit, ai e cilësoi këtë moment si vendimtar për konsolidimin e opozitës.
Berisha deklaroi se Partia Demokratike do të angazhohet për të realizuar këtë bashkim dhe e shtriu apelin edhe përtej partive politike. Ai iu drejtua shoqërisë civile, intelektualëve, studentëve dhe pensionistëve, duke kërkuar përfshirjen e tyre në atë që e paraqiti si përballje të përbashkët.
Ai theksoi se opozita nuk do të tërhiqet nga protestat dhe i konsideroi ato si mjet presioni ndaj qeverisë.
"Ne nga protesta nuk heqim dorë kurrë. Do të bëjmë gjithçka për tu bashkuar me forcat e tjera opozitare. I bëj thirrje të bashkohemi, është koha të bashkohemi kundër një armiku të egër. I bëj thirrje shoqërisë civile që ka mbetur jashtë kontrollit të Edi Ramës, të bashkohen me ne. Shihni cfarë qëndrimi mizor mbajtën ndaj Aulon Kalasë që në cdo protestë ka protestuar miqësisht dhe me dinjitet. I bëj thirrje intelektualëve dilni nga konformizmi juaj se është shkatërrimtar. Duhet ti dilni zot vendit tuaj se po shkatërrohet", u shpreh Berisha.
Si gjithmonë. I përbuz kur i ka në parti, largohrn e krijojnë parti të reja, i përçan, u ofron bashkëpunim të bsrabartë, e pastaj i braktis. Në fund mbetet gjel i vetëm në atë kotec që dikur ka qënë kështjella e shpresës.