TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2024, 13:21

Pakti/ Hipokrizia e Ramës për bashkëpunimin me non grat-ën

Shkruar nga Pamfleti
Pakti/ Hipokrizia e Ramës për bashkëpunimin me non grat-ën
Rama dhe Berisha

Pakti i PS me PD për rikthimin e normalitetit në kuvend përmes lejimit të dy komisioneve hetimore, me sa duket e ka shqetësuar Edi Ramën për humbjen e koherencës në linjën politike anti Berishë. 

Një ditë pas arritjes së marrëveshjes, ai ka reaguar për të mohuar “bashkëpunimin me non gratën”. “Të gjithë idiotët e dobishëm janë sulur socialeve e kanaleve për të thënë se paskërkemi gëlltitur ç’kemi thënë dhe po bashkëpunokemi me Non Grat-ën, pse jemi dakord që sipas kornizës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese të miratojmë komisione hetimore brenda kësaj kornize”, ka shkruar ai. 

Argumenti që kryeministri parashtron në statusin e tij është se nëse disa deputetë opozitarë mbledhin firma ne nuk mund ti pengojmë.

Por në këtë justifikim foshnjor ka shumë hipokrizi. Së pari ata nuk janë deputetë të veçantë që mbledhin firma ashtu siç i përshkruan Rama. Ata zbatojnë vendimin e partisë së tyre që është marrë në kryesinë e Rithemelimit të Berishës. Vetë Gaz Bardhi, para se të shkonte për kompromis, i bindi deputetët e tij se këtë vendim e ka konsultuar edhe me Berishën. 

Pra ky është një fakt publik. Por ndarja që bën Rama mes deputetëve dhe partisë që merr vendimin është aq qesharake sa të thuash se buxhetin apo ligjin për lojrat e fatit i votuan të zgjedhur të veçantë si individë dhe se ato nuk ishin vendimarrje të PS apo të vetë kryeministrit.

Ndalet protesta, Rama pranon 2 komisione hetimore, zëra kundër brenda opozitës
Përveç këtij absurdi justifikimi i Edi Ramës nuk qëndron edhe për një arsye tjetër. Edhe kur është ndeshur më parë me nisma “individësh” që frymëzoheshin nga Berisha, partia socialiste ka qenë e prerë: Nuk pranojmë asnjë inisiativë të non gratës. Kështu kur rithemelimi bëri një rezolutë përpara zgjedhjes së presidentit të ri, duke vënë kushtet e tij, zëdhënësja jo formale e Ramës, që i vë emrin teksteve të shkruara prej tij, Elisa Spiropali, deklaroi: “Grupi Parlamentar Socialist nuk njeh asnjë vendim të asnjë instance që buron nga shkulmi anti-amerikan i një personazhi të listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk ka ndërmend të ketë asnjë kontakt me atë burim të së keqes për Shqipërinë”. Po ashtu socialistët nuk pranuan bashkimin e votave për një rezolutë të PD kundër krimeve serbe në Bosnjë. Argumenti i Taulant Ballës ishte: “Nuk miratojmë asnjë gjë që vjen nga non grata”. Edhe politikikisht, në fushatën e 14 majit, ndonëse ekektorati demokrat më anë të primareve zgjodhi “individë” si kandidat për kryetarë bashkie thirrja e rilindasve që mos votoni për ta se pushteti qëndror nuk do bashkëpunojë me të zgjedhurit lokalë të non gratës.

Pra nuk ka dyshim se në raport me vijën e kuqe absurde që kishte vënë vetë, për ti konsideruar të gjithë përfaqësuesit e mbi gjysëm milionë shqiptarëve që i votojnë ata si të padëshirueshëm, Edi Rama ka marrë një kthesë 180 gradë. Njerëzit e tij që kanë negociuar me të mandatuarin prej Berishës, Gaz Bardhin, kanë qenë koshientë se kush e ka marrë vendimin politik. Rrandaj qëndrimi i kryeministrit se “…ne jemi ata që ishim, aty ku ishim, me po ato qëndrime që kishim…” është një gënjeshtër e pastër.

Po pyetja shtrohet është: pse në vend që të jetë krenar dhe ballëlart që hoqi dorë nga një absurditet, ai për ta vizatuar pothuajse gjithë opozitën e zgjedhur si të pa frekuentueshme dhe të pa denjë për bashkëpunim, edhe kur ulet në tryezë me të, Rama do që ta fshehë?

Negociatat me PS-në, Gaz Bardhi sqaron për çfarë u dakordësuan
  Përgjigjja është e thjeshtë. Pasi edhe kur i duhet të bëjë pakte, ai nuk do të ç’diabolizojë te lakejtë e tij armikun imagjinar që ka vizatuar. Ai nuk do që propagandistët mediatikë, gjykatësit që i mbajë peng vulën opozitës reale, SPAKistët që mbajnë të izoluar Berishën të perceptojnë shenja ç’tensionimi. Pra edhe kur Ramës i duhet ndonjë moment paqeje me Saliun, qenëria e tij e luftës duhet të jetë agresive. Prandaj ai nuk e pranon edhe kur e harron non gratën./ Lapsi

rama berisha pakti

Lini një Përgjigje