TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2024, 12:16

Shtyrja e Konferencës së Kryetarëve, Bardhi informon deputetët ku kanë ngecur negociatat

Shkruar nga Pamfleti

Shtyrja e Konferencës së Kryetarëve, Bardhi informon

Pas shtyrjes së Konferencës së Kryetarëve, deputeti i PD Gazment Bardhi i mandatuar nga Rithemelimi për vijimin e negociatave me PS-në nuk pranoi të fliste për gazetarët.

Burime për mediat bëjnë me dije se në selinë e Rithemelimit mësohet se Bardhi ka informuar deputetët se po punohet për objektet e komisioneve hetimore dhe formulimin ligjor për nënkomisionin ‘Për Reformat’.

Arsyeja e shtyrjes së mbledhjes është se Klotilda Bushka dhe Gazment Bardhi nuk kanë rënë dakord për komisionet hetimore, për rrjedhjen e të dhënave dhe ndërhyrjen në sistemin TIMS, ndërsa tjetri për 4 koncensionet e sterilizimit në Shëndetësi.

Kujtojmë se një ditë më parë, në mbledhje u arrit marrëveshja se do të ngriheshin dy Komisione Hetimore për sterilizimin dhe sistemin TIMS. Rithemelimi u ul në tryezë me mazhorancën pas 5 muajve kaos në parlament.

Këto bisedime mes mazhorancës dhe opozitës u përshëndetën edhe nga komuniteti ndërkombëtar në Tiranë, si përpjekje për normalizimin e situatës në Kuvend. Po ashtu ditën e djeshme u arrit marrëveshja që të ngrihet një nënkomision për reformat që do të përfaqësohet nga katër anëtarë (2 të caktuar nga Blendi Çuçi dhe 2 nga Gazment Bardhi).

 

konferenca e kryetareve bardhi deputete negociata

Lini një Përgjigje