
Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve e cila do të zhvillohej sot, është shtyrë për një ditë tjetër e cila ka mbetur e papërcaktuar.
“Të nderuar anëtarë të Konferencës së Kryetarëve,
Ju njoftojmë se:
Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve e njoftuar për sot shtyhet për një ditë tjetër. Konsultimet vijojnë”, thuhet në njoftim.
Deputeti demokrat, Gazment Bardhi, i autorizuar për të përfaqësuar PD-në, nuk ka pranuar të japë arsye lidhur me këtë shtyrje.
“Duhet të pyesni Kuvendin”, tha ai duke folur për gazetarët teksa po hynte në selinë e demokratëve.
Sot palët do të diskutonin në lidhje me objektin e hetimit të dy komisioneve hetimore parlamentare. Shkak i shtyrjes mendohet se është mungesa e dakordësisë për objektin e hetimit të dy komisioneve hetimore.
Lini një Përgjigje