TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2024, 21:37

A do të bashkohet dhe Basha me ‘Rithemelimin’, Lefter Gështenja: Të përçarë jemi humbës

Shkruar nga Pamfleti

A do të bashkohet dhe Basha me ‘Rithemelimin’, Lefter

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, duke folur për situatën e opozitës, i ka bërë thirrje edhe grupimit mbështetës të Lulzim Bashës, që të bashkohen me pjesën tjetër të demokratëve.

Ai tha se një opozitë e copëtuar, duke marrë parasysh edhe Kodin Zgjedhor të Shqipërisë, e bën atë humbëse përballë kësaj mazhorance.

“PD po funksionon. Duhet të hedhim hapa më të shpejtë lidhur me riorganizimin e partisë në bazë. Strukturat duhet të jenë në terren. Nuk kemi asnjë minutë kohë për të humbur. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë, të lëmë pas përplasjen që kemi pasur me njëri-tjetrin, pasi duhet të kuptojmë që përballë kemi Ramën dhe jo njëri-tjetrin.

Çdo faktor tjetër opozitar do të doja të rreshtohej në këtë krah të opozitës, përfshi edhe kolegët e mi që etiketohen si grupi i Bashës, do doja të ishin në një front opozitar, në këtë grup që po themi ne, në mënyrë që të kemi një opozitë reale dhe fituese në 2025. Nëse kjo opozitë do të copëzohej, me këtë kod zgjedhor do të minimizohej mundësia e fitores së opozitës”, tha Gështenja në një intervistë në Euronews Albania.

 

lefter geshtenja lulzim basha pd

Lini një Përgjigje