TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2024, 21:25

Çështja e ’21 janarit’, Bamir Topi: Duhet hetuar që nga organizatorët e deri tek pengesa që Berisha i bëri Prokurorisë

Shkruar nga Pamfleti

Çështja e ’21 janarit’, Bamir Topi: Duhet hetuar që

Ish-presidenti Bamir Topi duke folur për vendimin e Gjykatës së Lartë për “21 janarin”, tha se ky është një vendim korrekt. Topi tha se SPAK duhet të thellohet edhe më shumë në hetime.

Sipas tij organet e drejtësisë duhet të hetojnë edhe situatën e krijuar para ngjarjes, vrasjen e protestuesve dhe plagosjen e të tjerëve dhe në fund veprimet që u bënë nga qeveria e kohës për të penguar prokurorinë që të vepronte.

“Një çështje kaq e rëndësishme si 21 janari ka nevojë të thellohet në hetim. Pa dashur të ndikoj sadopak edhe në këtë pozicion që jam. Duke u kthyer te 21 janari mendoj se ajo ngjarje aq e rëndë ka nevojë të hetohet dhe gjykohet në 360 gradë. Do të thotë jo thjesht në hallkën fundore por duhet parë që në fillesat me situatën që i parapriu, 21 janarin dhe situata pas 21 janarit. Nuk bëhet fjalë vetëm për harkun kohor të disa orëve ku u zhvillua demonstrata dhe ku u vranë disa njerëz.

Kush ishin organizatorët, pse u përshkallëzua në dhunë, pse u tërhoqën ata të cilët e organizuan dhe pastaj pjesa tjetër e të gjithë atyre që urdhëruan vrasjen apo më mirë të themi urdhëruan gjuajtjen me armë tek njerëzit sepse nuk ishin thjesht ata që u vranë por edhe shumë të plagosur. Për të ardhur pastaj tek goditja tepër e rëndë e institucionit të shtetit, tek pengimi që i është bërë prokurorisë për të marrë provat. Për atë pengesë që iu bë prokurorisë për të mos marrë në pyetje zinxhirin komandues të gardës”, tha ish-presidenti Topi në Report Tv.

bamir topi sali berisha 21 janari

Lini një Përgjigje