Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me marrëveshjen mes mazhorancës dhe opozitës.
Ai tha pas mbledhjes së qeverisë se zhurma e opozitës për komsionet hetimore ishte një furtunë në gotë, pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese i dha zgjidhje ligjit.
“Prej shumë vitesh kemi pasur vendime të gjykatës kushtetuese, edhe rasti i komisioneve hetimore parlamentare. E patë që e gjithë zhurma e opozitës në kuvend për çështjen e komisioneve hetimore ishte një furtunë në gotë. Sepse ishte ligji i komisioneve hetimore i miratuar nga shumica që adresoi vendimet e gjykatës kushtetuese që i dha zgjidhje” , tha Balla.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka theksuar prerë se nuk ka dhe nuk do të ketë një pakt me ish-kryeministrin Sali Berisha, një person “non grata”, duke i paraqitur bisedimet me Rithemelimin për ndërprerjen e tensioneve në Kuvend si institucionale.
Përmes një mesazhi në “X”, Rama thekson se mazhoranca ndodhet tre hapa përpara opozitës dhe se nuk ka gëlltitur asgjë për bashkëpunim me “non gratën”.
Lini një Përgjigje