
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është shprehur kundër marrëveshjes me Partinë Socialiste.
Në një deklaratë për gazetarët pas mbledhjes së Grupit, Salianji nuk i shikon si fitore ngritjen e dy Komisioneve Hetimore.
Sipas Salianjit, kjo marrëveshje ul besueshmërinë dhe dëmton perceptimin e opozitës tek demokratët dhe shoqëria.
“Sot po rithem që jemi në kushtet kur të drejtat e opozitës janë më të kufizuara. Pas një aksioni 5 mujor ka ndryshuar rregullorja e Kuvendit, jemi në kushtet kur jemi përpara një ligji të komisioneve hetimore që kufizon transparencën dhe në fund të ditës, a ka nja dy tre muaj Rama që me ligjin e ri thotë merrni 8 komisione hetimore?
Rama nuk mban marrëveshje. Përderisa themi që rruga radikale është e vetmja rruge, nuk mund të bëhemi si lavjerrës. I gjithë faktori ndërkombëtar ka kërkuar normalizim dhe ne normalizimin nuk mund t’ja japim si bonus që na i jep Rama”, tha Salianji.
Lini një Përgjigje