Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar për prishjen e pazareve të Ramës me Rithemelimin.
Ai i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama dhe thotë se asgjë nuk ka ndryshuar me 2008 kur pazarin e beri po me Non Grata-n.
‘Vetëm një idiot i lindur bën sikur nuk e kupton që Rama po bën pazar pë Reformën Zgjedhore. Vetëm një gjë ama duhet pranuar se e ka thënë drejt: asgjë nuk ka ndryshuar! Asgjë nuk ka ndryshuar me 2008 kur pazarin e beri po me Non Grata-n. Asgjë nuk duan të ndryshojnë: listat të mos i hapin; diaspora të mos votojë; të marrin mandate gratis në tavolinë. Mund të jeni 3 hapa para me spërdredhje siç keni bërë për 30 vjet në kurriz të shqiptarëve por mos harroni se shqiptarët shkelmin e kanë gati!’- shkruan Alibeaj.
Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me pikat për të cilat PS dhe Rithemelimi ranë dakord ditën e djeshme në Konferencën e Kryetarëve.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social ”X” Rama hedh poshtë spekulimet për një pakt kmes tij dhe Sali Berishës.
Rama thekson se “pazari me Non Gratën” është akuzë dhe shpifje e pabazë, që sipas tij bëhet për të helmuar opinionin e publikut shqiptar.
“Për Komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore e kemi thënë prej disa kohësh, nëse nuk pjell asgjë veç sherrit e shamatasë së tyre deri kur të mbyllet afati, do të mbyllet edhe komisioni e kjo punë do t’i mbetet Kuvendit, ku po nuk u arrit dot ndonjë mirëkuptim për ndryshime të ligjit dhe s’ka numra në sallë për të votuar ndryshime, do të shkojmë në zgjedhje me ligjin që kemi. As për këtë s’kemi ndryshuar ndonjë qëndrim a mendim”, thote Rama.
Lini një Përgjigje