TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Mars 2023, 10:26

Padia për vrasjen e Ravik Gurrës, dështon seanca mes Taulant Ballës, Sali Berishës dhe Floriana Garos

Shkruar nga Pamfleti

Padia  për vrasjen e Ravik Gurrës, dështon seanca mes Taulant

Ditën e sotme ka dështuar seanca për shpifje mes Taulant Ballës, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Floriana Garo.

Balla shkurtimisht për media tha se seanca ka dështuar për shkak se kanë munguar avokatët.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka bërë një padi për shpifje ndaj Sali Berishës dhe zëdhënëses së tij, Floriana Garo për vrasjen e Ravik Gurrës.

Balla u shpreh i sigurt se do të fitonte, dhe tha se koha e nxerrjes vre dhe shpifjeve ka mbaruar.

“Unë kam fituar, ju e mbani mend. Kam fituar me Bashën, do fitoj edhe me Berishën. Koha e nxjerrjes vre dhe shpifjeve ka mbaruar.” tha Balla.

Kreu i grupit parlamentar i PS gjithashtu e ka paditur Sali Berishën për dosje si '21 janari', 'Gërdeci' dhe privatizimi i kompleksit Partizani.

berisha taulant balla paditë

Lini një Përgjigje