TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Mars 2023, 20:17

“21 Janari i programuar, duheshin bërë vrasje”, Fatos Klosi: SPAK të merret me dosjet e mëdha, aty do tregojë se funksionon

Shkruar nga Pamfleti

“21 Janari i programuar, duheshin bërë vrasje”, Fatos

Unë kam qenë në bulevard dhe njëri u vra pas shpinë sime. Ngjarjet ndodhën kur protesta mbaroi. Biles u ngutën të bënin vrasjet se mbeti programi i pazbatuar.

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Fatos Klosi, i ka bërë thirrje drejtësisë që të merret me dosjet e mëdha. Deri më tani kanë shkuar pas hekurave disa figura politike, por jo ata që duan shqiptarët.

Klosi, në një intervistë ka thënë se drejtësia ka dështuar nëse nuk rihap Gërdecin, “21 Janarin” apo aferën me rrugën Durrës-Kukës. Sipas tij, vetë politika ka frikë dhe po i bën presion drejtësisë. Nga ana tjetër u ndal dhe te arrestimet në radhët e socialistëve.

Koha i zbeh provat. U jep mundësi atyre që janë të zotët t’i fshehin dhe është më kollaj më këta sot. U hap problemi i Gërdecit dhe shpresoj të hapen probleme të tjera madhore. 21 Janari, rruga e Kombit. Tani janë inceneratorët që po diskutohen. Ne si qytetarë nuk dimë asgjë se n dëgjojmë se çfarë thuhet.  Ne presim nga prokuroria të punojë seriozisht. Unë them se këto doje mund të hapen. Këto nuk janë hapur fare, por janë mbyllur”, tha Klosi.

Nga ana tjetër ai është ndalur te vrasjet e “21 Janarit”. Klosi ka qenë atë ditë në bulevard dhe sipas tij, gjithçka ka qenë e paralajmëruar. Klosi shprehet se Berisha donte të jepte një mesazh të fortë dhe ekzekutimi i 4 qytetarëve ishte i planifikuar në detaje.  

21 Janari u mbyll me dënimin e disa personave të parëndësishëm: ata që tërhoqën këmbëzën dhe gjithë diskutimi i bërë është që ka ngelur pa u sqaruar se kush ishte pistoleta që gjuajti mbi njërin prej tyre. Kjo është absurde. Ajo ngjarje nuk ka qenë se dikush gaboi, për mua ajo është një ngjarje  e programuar, duheshin vrarë atë ditë ca njerëz për të dhënë një mesazh. Dhe nga këto provat e fundit ishte kjo, që ishte përgatitur vrasja e këtyre dhe po pritej momenti. Unë kam qenë në bulevard dhe njëri u vra pas shpinë sime. Ngjarjet ndodhën kur protesta mbaroi. Biles u ngutën të bënin vrasjet se mbeti programi i pazbatuar. Ishte programuar gjithçka. Ai gjyq që u bë ishte fals. Ishte për ta mbyllur problemin me dënimin e dy vetëve. Është e rëndësishme të tregohet se drejtësia po funksionon”, tha Klosi.

Sipas tij, drejtësi apo lëviz, por ka ende shumë punë përpara. Dhe duket se testi i kësaj drejtësie janë dosjet e mëdha.

klosi vrasje 21 janari spak

Lini një Përgjigje