TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Mars 2023, 14:06

14 Maji “rifreskon” Kuvendin, 5 deputetë lënë mandatin për të garuar për kryebashkiakë

Shkruar nga Pamfleti

14 Maji “rifreskon” Kuvendin, 5 deputetë lënë

Pesë deputetë të Kuvendit do të lënë mandatin e ligjvënësit për të garuar në zgjedhjet elektorale të 14 majit për kryetar bashkie.

Nga Partia Socialiste, dy do të jenë deputetët që do të heqin dorë nga mandati i tyre.

I pari është deputeti i qarkut të Shkodrës, Benet Beci i cili do të tentojë të fitojë bashkinë e vetme që socialistët nuk kanë mundur ta drejtojnë.

Largimi i Benet Becit, rikthen mundësinë e Ilir Beqajt për t’u ulur sërish në parlament.

Kuota gjinore nuk është problem sepse është plotësuar me Edona Bilalin. Në rast se Beqja do të refuzojë mandatin, atëherë përfaqësimi i kalon Frrok Gjinit.

Deputeti i dytë që do të lë mandatin për të garuar në zgjedhje është Besjan Ajazi të cilit i është besuar kandidimi në bashkinë e Gramshit. Në qarkun e Elbasanit, vendin e tij në kuvend pritet ta zërë, Shkëlqim Bullari.

Në kampin opozitar, 3 do të jenë deputetët që do të heqin dorë nga posti.

Në Tiranë, Belind Këlliçi do të tentojë të fitojë përballë Erion Veliajt. Heqja dorë nga mandati i Këlliçit, pritet të rikthejë në kuvend një tjetër figurë, Asllan Dogjanin.

Deputeti Luçiano Boçi, do të lërë mandatin për të garuar për bashkinë e Elbasanit. Mandatin e deputetit pritet ta marrë Qani Xhafa.

Zef Hila është një tjetër deputet që do të lërë mandatin për bashkinë e Vaut të Dejës. Vendin e tij pritet ta zërë Lodovik Hasani, pasi Bardh Spahia që është i radhës në listë, pritet ta refuzojë.

Në Malësinë e Madhe do të kandidojë deputeti Ramadan Lika, largimi i të cilit pritet të rikthejë në parlament Izmira Ulqinakun, e cila edhe më herët ka qenë deputete e PD.

Të 5 deputetët që do të hyjnë në garë do duhet të dorëzojnë mandatin brenda kësaj jave në mënyrë që KQZ t’i regjistrojë të hënën e ardhshme./Pamfleti

14 maji 5 deputetë lënë mandatin për të garuar për kryebashkiakë

Lini një Përgjigje