TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Mars 2023, 13:07

Berisha pranon gabimin me pronarët: Shkelëm të drejtat, u morëm tokën

Shkruar nga Pamfleti

Berisha pranon gabimin me pronarët: Shkelëm të drejtat, u

Në Tiranë është zhvilluar sot konferenca “Doktrina e së djathtës”, ku i paranishëm ishte edhe ish kryeministri Sali Berisha.

Ish-kryeministri  Berisha në konferencë ka pranuar se PD kur ishte në pushtet nuk e zgjidhi përfundimisht çështjen e pronës.

“Toka i takon atij që jeton aty dhe atij që e punon. Në shkelëm të drejtën e pronarëve me këtë parim, por sipërfaqja e vogël dhe arka e shtetit me 4 mln dollarë gjithsej e bënte të pamundur një zgjidhje tjetër që njerëzit të mbijetonin.”, tha Berisha.

Berisha gjithashtu  tha se Edi Rama përmbyset vetëm përmes një force konservatore të qendrës së djathtë. Përmes konferencës ‘Doktrina e së Djathtës’ ku u bashkuan për idetë konservatore, Berisha sulmoi sërish Alibeajn duke thënë se PD ishte shndërruar në Organizatë jofitimprurëse të majtë, jo forcë politike. 

“Ne bëjmë analiza dhe kjo është normale që i bazojmë në fakte dhe procese, por nuk duhet të largohemi kurrë nga analiza filozofike, përndryshe nuk do mund të japim përgjigjen e merituar. Si ka mundësi që një vend, i cili deri në vitin 2014, kishte rritje progresive të popullatës, kurse nga 2014-a deri sot, ka humbur një të tretën e popullatës. Ka humbur më shumë se një gjeneratë. Si ka mundësi që një vend që në vitin 2008, arriti të kalojë në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, sot zvarritet i fundit në Ballkan dhe Europë për të gjitha këto.

Ka vetëm një shpjegim: largimi me shpejtësi nga qeverisja që erdhi nga parimet e një qeverisje transparente, të përgjegjshme. Por ne nuk jemi këtu për të analizuar qeveritë, por për të analizuar opozitën. PD ishte shndërruar në një OJF të majtë, as forcë politike. U largua nga shtyllat e saj kryesore, u largua nga asaj, të cilëve kjo parti u detyron mbijetesën. Është e vërtetë që jemi një parti 32-vjeçare, por trashëgimia jonë është qëndresa e burrave dhe grave që ranë dhe u bënë të pavdekshëm për lirinë e mendimit, për besimin te zoti, për besimin te familja.", tha Berisha.

berisha pd pronat

Lini një Përgjigje